Harron djalin në makinë për orë të tëra në diell, foshnja 3 muajsh vdes prej të nxehtit

Diel, 29 July 2018 21:52

Për vogëlushin Aiden Miller, ishin ditët e para që shkonte në çerdhe, por fatkeqësisht nëna e tij e harroi nën diellin përvëlues.

Gruaja duke mos kujtuar se e kishte lënë djalin 3 muajsh në sedijen e tij, e parkoi para vendit të punës dhe hyri në zyrë.

Kur doli, pas 8 orësh punë këtë të hënë, kuptoi se i biri ndodhej në sedijen e pasme, i lidhur ende me rripin e sigurimit.

Por vogëlushi kishte vdekur tashmë dhe ndërhyrja e ndihmës së shpejtë rezultoi e kotë.

Gruaja nga New Albany, qytet në Indiana, SHBA, ndodhet nën shok për vdekjen e të birit.

Nëna e të miturit, siç raportojnë mediat amerikane, duhet ti linte dy fëmijët e saj njërin në kopsht dhe tjetrin në një çerdhe tjetër, por pasi shoqëroi të parin, duke qenë se më të voglin e zuri gjumi, e harroi.

Ndoshta për shkak se ishte një ndalesë që e bënte prej disa ditësh për më të voglin, duke bërë që ta harrojë, duke vulosur kësisoj fatin e tij tragjik.682428__SJxH3DOiE7.jpeg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...