Gjermani: Rreth 300.000 vetë të shpallur në kërkim, shumica islamistë

Hënë, 30 July 2018 09:01

Sipas njoftimeve të mediave policia gjermane është në kërkim të rreth 300.000 vetëve të shpallur në kërkim. Ndër ta 126.000 të huaj, shumica e të cilëve janë islamistë.

Gazeta "Welt am Sonntag" jep shifrat e sakta duke iu referuar të dhënave të Entit Federal për Kriminalitetin në Gjermani. Sipas tyre janë shpallur në kërkim saktësisht 297.820 vetë, 126.327 syresh të huaj.
Ministria Federale e Punëve të Brendshme mendon se një pjesë të huajve të shpallur në kërkim duhet të jenë larguar ndërkohë nga Gjermania. Personat e shpallur në kërkim janë persona të burgosur për vepra penale që janë arratisur, të tillë që janë fshehur për t'i shpëtuar ndjekjes penale, ose persona që konsiderohen si rrezik për rendin publik.
Mjaft islamistë
Sipas autoriteteve ndër personat e shpallur në kërkim ka një rritje të numrit të personave që kanë kryer vepra penale me motive poltike. Në krahasim me një vit më parë numri i personave të shpallur në kërkim për vepra të tilla është trefishuar – fjala është për 4.411 vetë. Shumica e tyre janë islamistë.
Armin Schuster, bashkëkryesues i Komisionit për Punët e Brendshme të Bundestagut, kërkoi përpjekje më të mëdha për arrestimin e të huajve, të cilët janë fshehur për t'i shpëtuar dëbimit nga Gjermania. Ai kërkoi që për këtë qëllim policia të përdorë metodën e kontrollit të automjeteve apo të personave edhe pa pasur raste dyshimi, metodë e cila në Gjermani zakonisht përdoret për arsye sigurie në raste konferencash të rëndësishme ndëkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...