Vëllezërit binjakë përdhunojnë 11-vjeçaren: Kjo është ajo që do të bësh me të dashurin

Hënë, 30 July 2018 12:45

Për dy muaj me radhë abuzuan seksualisht me një vajzë 11 vjeçe. Dy vëllezër binjakë 31-vjeçar me origjinë nga Mali, u arrestuan nga policia e Bolton, në Britaninë e Madhe, pasi përdhunuan një të mitur, për të cilën duhet të kujdeseshin gjatë kohës që prindërit e saj nuk ishin në shtëpi.

“Eja kështu do të mësojmë se çfarë do të bësh kur të kesh të dashur”, janë këto fjalët që Steven dhe Stanley Muchemwa, i thanë të miturës, duke vepruar të pashqetësuar brenda shtëpisë së vajzës.

Gjithçka vijoi për dy muaj, deri në fund të tetorit të vitit 2016, kur 11-vjeçarja në një moment u tregoi gjithçka që i ndodhte mësueseve në shkollë.

Vogëlushja shpjegoi se njëri nga dy binjakët, i hyri në dhomën e gjumit dhe bëri seks me të, deri kur e gjeti vëllai tjetër, i cili në vend që ta ndalonte, kërkoi të bënte të njëjtën gjë.

Dy vëllezërit e kërcënuan vajzën, duke i thënë se nuk duhet të thoshte asnjë fjalë me askënd, lidhur me atë që po ndodhte. Por duket se në një moment vajza e gjeti kurajën duk i dhënë fund gjithë tmerrit që po jetonte.

Binjakët fillimisht mohuan, por më pas u detyruan që të pranojnë gjithçka. Steven dhe Stanley u shpallën fajtor të mërkurën që lamë pas, duke u dënuar përkatësisht me 14 dhe 15 vite burg.682457__HkZg_NnN7.jpeg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...