Italia kalon ligjin e “dinjitetit” – Ndalon reklamimin e bixhozit

Premte, 03 August 2018 13:03

Dhoma e deputetëve në Itali ka kaluar ligjin e parë të vërtetë të qeverisë “5 Yjet-Liga e Veriut”, dhe ky është pikërisht ligji që njihet si i dinjitetit dhe që prek thuajse të gjithë sektorët.

Së pari, ligji që kaloi me 312 vota në favor dhe 190 kundër parashikon ndalimin e publicitetit për kompanitë e basteve, e madje edhe vendosjen e dixhiturës “dëmton rëndë shëndetin”, mbi biletat “gërvisht dhe fito” si dhe mbi kompjuterat e lojërave të faktit. Për ata që e shkelin ligjin, gjobat do të jenë deri në 20% të vlerës së kontratës së marketingut.

Një tjetër masë e rëndësishme e ligjit të ri, që mund të prekë edhe vendin tonë, i referohet masave për të frenuar delokalizimin e ndërmarrjeve italiane, jashtë vendit, e sidomos drejt vendeve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Madje, ndërmarrjet që e bëjnë këtë, edhe pasi kanë marrë incentiva nga shteti italian do të gjobiten deri në 4 herë këto incentiva.

Një tjetër risi e ligjit të dinjitetit është edhe ulja e kontributeve për familjet që punësojnë një dado nën 35 vjeç. Ko përkthehet në një kursim mesatar për familjet në 500 euro në vit.

Ligji parashikon edhe një sërë ndryshimesh fiskale. Pjesa dërrmuese e këtyre ndryshimeve do të hyjnë në fuqi duke filluar prej datës 1 Nëntor të këtij viti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...