Gjendje alarmante, vriten 10 vetë e plagosen 60 të tjerë gjatë fundjavës

Hënë, 06 August 2018 18:15

Policia në qytetin amerikan të Chicagos ka kërkuar ndihmë për të luftuar dhunën me armë zjarri, pasi më shumë se 60 persona janë qëlluar gjatë fundjavës.

Të paktën 10 vetë janë vrarë në qytet, e policia thotë se në pjesën më të madhe të rasteve bëhej fjalë për përplasje mes bandave.

 “Ne nuk do të dorëzohemi, – thotë shefi i Policisë së Chicagos. – Por, na duhet më shumë ndihmë nga sistemi gjyqësor, na duhet më shumë ndihmë nga partnerët tanë federalë”.

Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar të dielën, me 30 persona të qëlluar me armë zjarri nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit.

Incidentet janë regjistruar kryesisht në anën jugore dhe perëndimore të Chicagos.

“Është një nga fundjavat më të dhunshme dhe për këtë nuk ka diskutim”, tha një zëdhënës i policisë.

Zyrtarët, sidoqoftë thonë se dhuna bie ndesh me trendin e përgjithshëm në qytet, ku thuhet se incidentet me armë zjarri po shënojnë rënie.

Më herët këtë muaj, “Chicago Tribune” raportoi se kishte 532 më pak raste të përplasjeve me armë këtë vit, krahasuar me 2017-n. Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar në vijimësi të ndërhyjë në Chicago, e vitin e kaluar tha se krimi dhe vrasjet kishin arritur përmasa epidemike në qytet./TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...