Turqia do të përcaktojë “modelin e ri ekonomik” teksa lira turke bie

E Enjte, 09 August 2018 14:18

Turqia njoftoi se do të përcaktojë një plan të ri ekonomik, pasi lira turke ra në një rekord të ulët, gjë kjo e cila u shoqërua me një rritje të trysnisë ndaj Ankarasë për të siguruar investitorët dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjen me SHBA-në. Lira ra me 2.9 për qind këtë të enjten, duke u këmbyer me 5.4253 lira turke për dollarë.

Në një deklaratë të bërë publike online, Ministri i Financave, Berat Albajrak, do të shpallë të premten një “model të ri ekonomik”. Një situatë e tillë ka tensionuar edhe tregjet e tjera, të cilat janë të shqetësuara nga pasojat e thella të përçarjes së Turqisë me administratën Trump dhe vendosjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj aleatit të saj të NATO-s dhe për administrimin e ekonomisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe Z. Albayrak, dhëndrit të tij.

Një delegacion turk zhvilloi të mërkurën bisedime në departamentin e shtetit amerikan, në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Uashingtonin, por deri ditën e sotme nuk kishte asnjë shenjë të një zgjidhjeje të mundshme.

Në deklaratën e saj, Ministria turke e Financave tha se planifikon të mbajë deficitin buxhetor gjatë këtij viti në më pak se 2 për qind të PBB-së dhe se pritet që rritja e vitit të ardhshëm të jetë midis 3 dhe 4 për qind, më pak se parashikimi paraprak prej 5.5 për qind.

Disa investitorë janë të shqetësuar se rritja e Turqisë është e paekuilibruar, duke bërë thirrje që qeveria të ndërmarrë hapa për të ngadalësuar ekonominë dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga fondet e huaja afatshkurtra. Ministria e financave tha se priste që deficiti i llogarisë korente, që ishte 5.6 për qind të PBB-së vitin e kaluar, të jetë më pak se 4 për qind vitin e ardhshëm dhe se inflacioni, aktualisht rreth 15 për qind, do të ulej brenda një periudhë të shkurtër kohore.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se bankat ose kompanitë e Turqisë nuk do të përballeshin me rreziqe të kursit të këmbimit, kryesisht me dollarin, pavarësisht shqetësimeve të tregut rreth nivelit të borxhit të korporatave turke. Sistemi bankar turk është në gjendje të menaxhojë në mënyrë efikase, paqëndrueshmërinë financiare me strukturën e saj të fuqishme të kapitalit dhe bilancet, ashtu edhe siç ka ndodhur në të kaluarën.

Në kundërshtim me deklaratat spekulative që bëhen në treg për bankat dhe kompanitë tona, institucionet tona rregullatore nuk shohin ndonjë problem që paraqet kursi i këmbimit ose rreziqet e likuiditetit. Ne rekomandojmë që investitorët dhe njerëzit tanë të marrin në konsideratë këto raporte që pasqyrojnë situatën reale, në vend të këtyre komenteve spekulative, vazhdonte më tej deklarata.

Një ndër shqetësimet më të mëdha është edhe vendimi i administratës Trump këtë javë për të rivendosur sanksione ndaj Iranit mbi programin e saj bërthamor. Turqia importon nga fqinji i saj rreth gjysmën e furnizimit të saj me naftë dhe 17 për qind të gazit të saj natyror dhe Ministri i Energjisë, Fatih Donmez tha ditën e djeshme se do të vazhdojë të importojë gazin iranian.

“Ne nuk kemi mundësi për të lënë qytetarët turq pa energji elektrike ose që ata të vuajnë nga i ftohti” tha ai, për Agjencinë Anadolu, duke shtuar se ai priste “një rezultat pozitiv” mbi këtë çështje, në bisedimet e fundit në Uashington. “Gjithçka do të përmirësohet brenda një kohe të arsyeshme. Tregjet do të qetësohen dhe kjo situatë do të kalojë” tha ai për gazetën Milliyet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...