×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tetë ushtarë të vdekur nga një sulm në Egjipt

Saturday, 14 Prill 2018 13:46

Tetë ushtarë egjiptianë dhe 14 militantë janë vrarë në luftimet në qendër të Sinait, pasi disa sulmues me jelekë shpërthyes dhe granata kanë shënjestruar një bazë ushtarake, ka thënë ushtria, njofton Reuters.

Ky është cilësuar sulmi më i madh kundër forcave të sigurisë së Egjiptit prej kur presidenti, Abdel Fattah al-Sisi, ka fituar një mandat të dytë muajin e kaluar, duke premtuar se do të punojë në stabilitetin dhe sigurinë në Egjipt.

Ky sulm ka ardhur vetëm disa orë pasi shteti ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vënë një vit më parë. Militantët kanë sulmuar zonën ushtarake, është thënë përmes një deklarate nga ushtria.

Ata kanë aktivizuar jelekët e tyre shpërthyes, duke lënë të vdekur tetë ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë. Egjipti është duke luftuar kryengritjen islamiste në Gadishullin Sinai, prej kur Sisi ka rrëzuar nga pushteti Mohamed Mursin nga Vllazëria Myslimane më 2013.

Në muajin nëntor, presidenti Sisi ka urdhëruar ushtrinë që të luftojnë militantët në veri të Sinait brenda tre muajve, pas sulmit në një xhami që ka lënë të vdekur më shumë se 300 persona. Ky incident është cilësuar si sulmi më i përgjakshëm në vendin më të populluar në botën Arabe.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...