160 persona humbin jetën nga përmbytjet në Indi

Premte, 17 August 2018 15:04

Me dhjetëra të vdekur e mijëra të shpërngulur, shteti jugor indian i Keralas gjendet përballë Musonit më të egër të pothuajse një shekulli. Situata është ekstremisht e vështirë, sipas autoriteteve vendore që thonë se mbi 150.000 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë nga vërshimet e pafrenueshme të ujërave.

Shumë rrugë në zonë janë dëmtuar, linjat e telefonisë celulare kanë rënë dhe aeroporti ndërkombëtar është mbyllur pas përmbytjeve masive të shkaktuara nga reshjet rrëmbyera të këtij muaji, të pazakonta për nga intensiteti.

Rreth 100 persona, sipas kreut të qeverisë vendore Pinarayi Vijayan, kanë vdekur vetëm gjate 36 orëve të fundit. Rajonet e goditura me rëndë janë ato veriore dhe qendrore.

Një numër i madh varkash ushtarake e civile, si dhe avionësh janë mobilizuar në përpjekjet e shpëtimit. Njerëzit e bllokuar nga uji kane lëshuar apele të dëshpëruara në rrjetet sociale, e disa madje kane përcjellë edhe koordinatat e tyre GPS. Shteti i famshëm për plazhet e tij me palma dhe plantacionet e çajit, i vuan për vit pasojat e musoneve, por përmbytjet këtë radhë ishin të përmasave që nuk janë parë prej dekadash të tëra./TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...