Pse Facebook dhe Twitter po mbyllin qindra llogari nga Irani e Rusia?

E mërkurë, 22 August 2018 08:33

Dy nga rrjetet sociale më të populluara, Facebook dhe Twitter kanë njoftuar për pezullimin apo mbylljen e llogarive që kanë qenë të lidhura me Iranin apo Rusinë për shkak të sjelljes së tyre “manipuluese”.

Pothuajse më shumë se 650 llogari dhe grupe në Facebook është thënë të jenë identifikuar si “mashtruese”, sipas shefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Mark Zuckerberg.

Twitter në anën tjetër ka thënë se ka pezulluar 284 llogari që duket se kanë qenë të lidhura me Iranin.

Njoftimet vijnë vetëm një ditë pasi kompania, Microsoft ka thënë se ka penguar disa sulme kibernetike ruse kundër grupeve konsevatore amerikane.

Të martën Facebook tha se ka zbuluar disa llogari, të cilat kanë publikuar material të pavërtetë, të lidhur me fushatat nga Irani dhe Rusia.

“Ne kemi ndaluar këtë lloj të sjellje, sepse dëshirojmë që njerëzit të jenë në gjendje t’iu besojnë lidhjeve që krijojnë”, ka thënë kompania në një deklaratë.

Pavarësisht se hetimi ende është duke vazhduar, kompania ka shtuar se fushata ka pasur në shënjestër njerëz me interesa të ndryshme në Lindje të Mesme, Amerikën Latine, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ditë më parë ndërkohë ishte Microsoft që tha se kishte zmbrapsur sulme të hakerave rusë mbi kompjuterët e organizatave konservatore të lidhura me partitë politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...