NATO, deklarata thumbuese ndaj Putinit për dislokimin e trupave

E Enjte, 23 August 2018 08:19

NATO ka shkëmbyer deklarata thumbuese me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi ky i fundit akuzoi aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut se po zhvendoste asetet ushtarake pranë kufirit rus. Putin deklaroi gjithashtu se Rusia duhet të përforcojë kapacitetet e saj, në shenjë kundërpërgjigjeje.

Por, NATO i mbrojti veprimet e saj duke i quajtur “me natyrë mbrojtëse dhe proporcionale”, si dhe “në përputhje me angazhimet tona ndërkombëtare”.

Një zëdhënëse e aleancës tha për “Reuters” se “NATO ka dërguar 4.000 trupa në pjesën lindore të Aleancës për të zmbrapsur çdo agresion të mundshëm”.

“Këto trupa nuk mund të krahasohen kurrsesi me divizionet e dislokuara nga Rusia. Për më tepër, Rusia ka trupa në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi kundër dëshirës dhe vullnetit të qeverive të këtyre vendeve”.

Në një ngjarje tjetër të kësaj të mërkure, dy avionë britanikë në Rumani u ngritën në fluturim, pasi një avion i dyshuar rus po i afrohej hapësirës ajrore të NATO-s mbi detin e Zi.

Mes NATO-s dhe presidentit Putin “mbretërojnë” prej kohësh tensione, kryesisht për shkak të aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë, nga Ukraina, në vitin 2014.

Gjithsesi, marrëdhëniet janë përkeqësuar gjatë muajve të fundit, pas helmimit të një ish-agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij, më herët gjatë këtij viti në Britaninë e Madhe.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të dyja anëtare të NATO-s, akuzojnë Moskën se fshihet pas sulmit, edhe pse Rusia mohon të ketë rol. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...