Dënohet me burg kreu i opozitës ruse

Hënë, 27 August 2018 21:32

Lideri i opozitës në Rusi, Alexei Navalny është dënuar nga një gjykatë në Moskë me 30 ditë burg, për thyerje të ligjit të protestave, për një tubim që ishte mbajtur më 28 janar në kryeqytetin rus.

Navalny u arrestua mbrëmjen e të shtunës në shtëpinë e tij dhe sot i’u komunikua vendimi se ka udhëhequr një protestë të paautorizuar, ku kërkoi bojkot të zgjedhjeve të manipuluara presidenciale.

Ky dënim ndaj liderit të opozitës vjen vetëm pak ditë para 9 Shtatorit, ku Navalny ka bërë thirrje për një vale të gjerë protestash, kundër reformës së pensioneve, që po përgatit Rusia.

Shteti rus ka kërkuar vazhdimisht që protestat të jenë të organizuara dhe me lejë, por në shumicën e rasteve ka refuzuar të autorizojë zhvillimin e tubimeve, pas kërkesave zyrtare të opozitës.

Vetë Navalny e cilëson këtë dënim të tij tërësisht politik, për të minimizuar pjesëmarrjen në protestat e 9 Shtatorit, ndërsa theksoi se nuk do të heqë dorë kurrë nga protestat në rrugët e Moskës, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...