3-mujori i dytë 2018, ekonomia amerikane njeh rritjen me të madhe prej 2014

E mërkurë, 29 August 2018 16:45

Ekonomia amerikane u rrit 4.2 për qind në tremujorin e dytë, ose 0,1 përqind më shumë se sa parashikimi fillestar. Kjo është rritja më e fuqishme që nga viti 2014.

Raporti i sotëm i Departamentit të Tregtisë është një rishikim rutinë i vlerësimeve, që bëhet sa herë ka të dhëna më të plota për ekonominë. Rritja erdhi kryesisht nga një rënie e importeve, veçanërisht të naftës, dhe nga disa faktorë të tjerë të përkohshëm. Njëri prej tyre është një rritje e eksporteve të sojës, të cilat morën një ritëm më të shpejtë pasi importuesit u përpoqën t’u shpëtojnë tarifave të vendosura nga Kina, si reagim ndaj atyre të vendosura nga administrata Trump mbi mallrat kineze. Shifrat e tremujorit të dytë janë pothuajse dyfishi i atyre të tremujorit paraardhës. Ekonomistët parashikojnë që rritja e përgjithshme për këtë vit të jetë rreth tre përqind. VOA

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 16:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...