Deputeti i partisë djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, Armin Paulus Hampel kundër shkëmbimit të territoreve

Premte, 07 September 2018 16:05

Armin-Paulus Hampel, zëdhënësi i grupit parlamentar të partisë djathtiste opozitare, Alternativë për Gjermaninë, shprehet kundër planit Thaçi-Vuçiç dhe kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

DW: Ekzistojnë plane për këmbimin e terriroreve mes Kosovës dhe Serbisë. Angela Merkel është kundër. Cili është qendrimi i partisë suaj?

Armin-Paulus Hampel: Ne kritikojmë që perëndimi ndërhyri asokohe dhe e ndau Kosovën nga Serbia, çfarë ishte edhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Tani po shohim pasojat, për shembull, te Krimeja, ku rusët sjellin të njëjtat argumente që janë përdorur atëherë për Kosovën. Çka është krijuar tani në Kosovë, me mbrojtjen ushtarake të Perëndimit, nuk është një shtet i aftë për të mbijetuar. Krerët e Kosovës nuk janë politikanë të tipit tonë. Aty luajnë rol interesat klanore dhe lidhjet kriminale. Kjo është një situatë që mund të sjellë shkallëzime të reja. Prandaj nuk më duket e udhës që tani të bëhen përpjekje për të ndarë etnitë çka parashikon se edhe serbi i fundit të largohet nga Kosova dhe kosovari i fundit nga Serbia. Çfarë mesazhi është ky? Një shpërngulje etnike, në mos „përndjekje", për të arritur një status-quo që do ta bënte këtë konstrukt, Kosovën, të aftë për të jetuar. Por ajo nuk do të jetë e aftë të mbijetojë. Unë mendoj se duhet ulur sa më shpejt në tryezë me serbët dhe kosovarët për të biseduar në mënyrë që të dy etnitë mbas konflikteve shkatërruese të atëhershme të arrijnë një marrëveshje.

Mendoni se këmbimi i territoreve do të ketë efekt negativ në zona të tjera të Ballkanit?

Natyrisht. Një zgjidhje ashtu siç është paraparë ajo e Kosovës, do të sillte sipas mendimit tim një mori pyetjesh: Çfarë do të ndodhë me Bosnjë-Hercegovinën, cilët kufij duhet të vlejnë, çfarë do të ndodhë me pakicën serbe, cilët kufij do të vlejnë aty, a është e mundur një shkëputje apo një kthim i pjesshëm në Serbi? Unë mendoj se do të kishte si pasojë një lëvizje të madhe dhe pas gjasave jo paqësore në Ballkan.

Si do ta cilësonit rolin e Gjermanisë ndaj Ballkanit në këto vite?

Dua të filloj me gjendjen gjatë konfliktit të Ballkanit në vitet 90. Sepse aty doli që fuqitë perëndimore, në mënyrë anakronike u lidhën sërish me aleatët e tyre të vjetër. Hans Dietrich Genscher i njohu menjëherë Kroacinë, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe ishin më shumë në anën e serbëve. Këto janë gjëra që sot luajnë një rol, sepse e tëra ka një histori dhe unë besoj se Gjermania në vitet e fundit nuk ka qenë shumë paqësuese. Sepse ne atje në Kosovë në fakt kemi krijuar një situatë që donim ta kishim, por që me angazhimin ushtarak dhe mjetet ushtarake që përdorëm, në fundt të fundit nuk e arritëm.

Shumica e politikanëve e shohin zgjidhjen e të gjitha problemeve në të ardhmen evropiane. Si e shhini ju?

Unë nuk e di nëse Bashkimi Europian është i gatshëm për këtë. Bashkimi Europian do të ishte komplet i mbingarkuar, nëse do të fuste në BE edhe vendet e brishta ballkanike. Megjithatë, vendet e Ballkanit duket qartë që duan të orientohen nga Europa, ndoshta me disa përjashtime të vogla dhe kjo duhet marrë seriozisht. Ka edhe zgjidhje të ndërmjetme ndërmjet një anëtarësie dhe një bashkëpunimi më të fortë ose një bashkëpunimi të privilegjuar, siç e propozoj unë edhe për Turqinë. Ne mund të krijojmë atje një konstelacion ku mund të zhvillojmë një tregti intensive me vendet e Balllkanit, edhe aty mund të ulim barrierat doganore, por një anëtarësim të këtyre vendeve në një të ardhme të afërt nuk e shoh. Nuk do t'u bënte mirë as BE-së dhe as atyre vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...