Humb jetën dhëndri, e ëma dhe xhaxhai

Diel, 16 September 2018 19:17

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur sot në Kirsehir të Turqisë. Akoma më tragjik e bën këtë aksident fakti se si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën një i ri që sëbashku me familjen e tij po shkonte të merrte nusen në një tjetër qytet.

Media turke raporton se familja e Ferhat Çarboga po udhëtonte nga Bursa në Kayseri, ku edhe do të merrte vajzën me të cilën do të lidhte kurorë. Rruga e gjatë prej 600 kilometrash bëri që ata të ndalonin për pushime herë pas here.

Në njërin prej këtyre pushimeve, makinat që udhëtonin nga Bursa u ndalën në anë të rrugës në Kirsehir, kur u përplasën fuqishëm nga një minibus që vinte nga përballë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, përveç shoferëve u plagosën edhe 5 pjesëtarë të familjes së dhëndrit dhe ai vetë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat dhe ekipet e shpëtimit, të cilët dërguan në spital të plagosurit.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, dhëndri Ferhat Çarboga, e ëma Medina dhe xhaxhai Esref Çarboga humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Të plagosurit e tjerë mbeten nën kujdesin e mjekëve ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Në ditën e saj më të lumtur, nusja që priste të niste jetën e re, mori lajmin e hidhur për vdekjen e atij që do të bëhej bashkëshorti i saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...