Raporti – Soros komplotoi me “Facebook” dhe “Twitter” për të goditur Trumpin

E Enjte, 27 September 2018 13:37

Një dokument që është siguruar nga “The Free Beacon” dokumenton se si George Soros, financoi grupet që komplotuan me “Google”, “Facebook”, “Twitter” dhe platforma të tjera të mediave sociale për të eleminuar “propagandën e krahut të djathtë”.

Vala e fundit e censurës së zërave konservatorë në internet nga gjigantët e teknologjisë “Facebook”, “Twitter”, “YouTube” dhe “Apple” pasqyrojnë një plan të hartuar nga një koalicion i grupeve të financuara nga George Soros për të marrë pushtetin në Uashington nga administrata e Presidentit Trump.

Një memo konfidenciale me 49 faqe për të mundur Trump duke bashkëpunuar me platformat kryesore të mediave sociale për të eliminuar “propagandën e krahut të djathtë dhe lajmet e rreme” u prezantua në janar 2017 nga themeluesi i “Media Matters”, David Brock, në një strehë në Florida me rreth 100 donatorë, raportoi në atë kohë “Uashington Free Beacon”.

“Gateway Pundit” raportoi se në janar të vitit 2017, pasi Hillary Clinton u mbështet në zgjedhjet e nëntorit 2016 nga punonjësit demokratë në “Media Matters”, “Share Blue”, “American Bridge” dhe “CREW”, u bashkuan dhe publikuan planin e tyre dyvjeçar për të marrë përsëri pushtetin në Uashington DC.

Dokumenti i marrë nga “The Free Beacon” thotë se çështjet e medias dhe grupet e tjera të financuara nga Soros kanë “akses në të dhënat e papërpunuara nga “Facebook”, “Twitter” dhe faqet e tjera të mediave sociale” në mënyrë që ata të “monitorojnë dhe analizojnë në mënyrë sistematike të dhënat e papërpunuara.

Sipas dokumentit, grupet e majtë radikale kanë punuar me “Facebook” dhe “Twitter” për të eleminuar postimet me përmbajtje konservatore.

“The Free Beacon” mori një kopje të memos, “Çështjet e Demokracisë: Plani Strategjik për Veprim”, duke marrë pjesë në një mbledhje të vitit 2017 në Florida, të sponsorizuar nga themeluesi i “Media Matters”, David Brock dhe 100 donatorë.

“WND” raporton se memorandumi përshkruan një axhendë katërvjeçare që zbulonte planin e “Media Matters”, së bashku me “American Bridge”, “Shareblue and Citizens for Responsibility and Ethics”  në Washtingon (CREW) për të sulmuar Trumpin dhe republikanët.

Strategjitë janë akuza, që zgjerojnë misionin e “Media Matters” për të luftuar “dezinformimin nga ana e qeverisë”, duke siguruar kontrollin demokratik të Senatit në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018, duke parashtruar padi kundër administratës Trump, duke monetizuar avokatinë politike, duke përdorur një “sulmues dixhital” për të deligjitmuar presidencën e Trump dhe dëmtimin e republikanëve dhe partneritet me “Facebook” për të luftuar “lajmet e rremë”.

Raporti i WND

Dokumenti pretendon se “Media Matters”dhe grupet e ekstremit të majtë kanë “akses në të dhënat e papërpunuara nga “Facebook”, “Twitter” dhe faqet e tjera të mediave sociale” në mënyrë që ata të “monitorojnë dhe analizojnë sistematikisht të dhënat e pa filtruara”.

“Sa më shpejt mund të identifikojmë një histori të rreme të lajmeve, aq më efektivisht mund ta heqim atë”, thotë shkresa. “Me këtë teknologji të re në duart tona, hulumtuesit që monitorojnë lajmet në kohë reale do të jenë në gjendje të identifikojnë origjinën e një gënjeshtre me saktësi matematikore, duke krijuar një sistem të paralajmërimit të hershëm për lajme dhe dezinformata të rreme”.

“Media Matters” u bashkua me “Facebook”, i cili mburret me rreth 2 miliardë anëtarë në mbarë botën, për të diskutuar se si të godasë lajmet e rreme, sipas memos.

Gjigandi i medias sociale u pajis me “një hartë të hollësishme të shpërndarje të faqeve të krahut të djathtë në “Facebook” që ishin furnizuesit më të mëdhenj të lajmit të rremë”.

Memoja e Brock gjithashtu thotë se “Media Matters” i dhanë “Google” “informacionin e nevojshëm për të identifikuar 40 nga faqet e reja më të këqija të rreme ” në mënyrë që të mund të ndalohet nga rrjeti reklamues i “Google”.

“Gateway Pundit” vuri në dukje se në 2016, “Google” realizoi këtë plan ndaj blogut “Gateway Pundit” dhe në faqet e tjera konservative, përfshirë “Breitbart”, The Drudge Report”, “Infowars”, “Zero Hedge” dhe “Conseravtive Treehouse”.

“Facebook”, ndërkohë ka ndryshuar algoritmin e tij të lajmërimeve, me sa duket për të luftuar “lajmin e rremë”, duke shkaktuar një rënie të shpejtë të trafikut për shumë faqe konservatore.

Vetë presidenti Donald Trump u dëmtua nga kjo fushatë, pasi angazhimi i tij në “Facebook” ra me 45 për qind.

Një studim në qershor nga “Gateway Pundit” zbuloi se “Facebook” kishte eliminuar 93 përqind të trafikut të faqeve më të njohura të lajmeve konservative.

“Western Journal”, në studimin e saj, gjeti se ndërsa botuesit e krahut të majtë panë një rritje prej rreth 2 për qind në trafikun e uebit nga “Facebook” pas ndryshimeve algoritmike, faqet konservative panë një humbje të trafikut mesatarisht rreth 14 për qind.

‘Shtysa totalitare’ e së majtës

Drejtuesi i fushatës së presidentit Trump për zgjedhjet e vitit 2020 akuzoi javën e kaluar gjigandët e “Silicon Valley” se po mbysin fjalën e lirë, veçanërisht atë konservatore, duke shfaqur “shtysën e qenësishme totalitare” të së majtës.

Të premten, Facebook u duk se po bënte “ndalimin hije” të faqes së arsimit “PragerU”, e themeluar nga moderatori Dennis Prager, duke shkaktuar një rënie në interaktivitetin e saj me 99.9999 për qind, duke hequr dy video të konsideruara si “gjuhë urrejtjeje”.

Pasi “Facebook” hodhi poshtë një reklamë shumë frymëzues për një kandidate republikane për në kongres, që përfshinte imazhe që përshkruanin persekutimin e prindërve të saj nën regjimin komunist të “Khmer Rouge” në Kamboxhia, “Twitter” bëri të njëjtën gje duke e ndaluar.

WND raportoi më herët këtë muaj, se “Facebook” ndaloi një video pro-jetës nga një kandidat për në sistemin e drejtësisë, duke dhënë të njëjtin shpjegim.

Më 6 gusht, njoftoi “WND”, “Facebook”, “YouTube” dhe “Apple” ndaluan komentatorin Alex Jones dhe faqen e tij “Infowars”, me pak diferencë kohore nga njëri-tjetri.

Muajin e kaluar, “WND” njoftoi se muslimanët e moderuar dhe aktivistët kundër terrorit, po kufizoheshin nga “Silicon Valley”, ndërsa përmbajtja terroriste mbetet në platformat e mediave sociale, sipas studiuesve.

Shefi i fushatës së Trumpit, Parscale, tha javën e kaluar se ndalimi i Jones “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në heshtjen e atyre me mendime shumë më pak të diskutueshme”.

“Ajo që po shohim në “Big Tech” është impuls totalitar i pandarë i së Majtës në fokus të plotë”, tha Parscale.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Theduran.com

Modifikuar më E Enjte, 27 September 2018 13:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...