Brnabiç në OKB: Serbia po mbyll kutinë e Pandorës që e hapi Kosova

Premte, 28 September 2018 10:52

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara foli edhe për marrëdhëniet me Kosovën. Ajo u shpreh së Serbia në këto vitet e fundit po përpiqet të mbyllë kutinë e Pandorës, që u hap nga Prishtina.

"Ajo që Serbia është munduar të bëjë vitet e fundit ka qenë përpjekja për të mbyllur kutinë e Pandorës, hapur dhjetë vjet më parë kur autoritetet e Prishtinës, që deklaruan pavarësinë e njëanshme dhe shpejt një numër vendesh e njohën këtë deklaratë pavarësie pa marrë parasysh ligjet dhe standardet ndërkombëtare", tha ajo në fjalën e saj, raporton Blic.rs.

Duke folur për paqen dhe stabilitetin Brnabiç tha se duhet të marrin përgjegjësi për të garantuar këto elemente.

"Ne duhet të marrim përgjegjësi për krijimin e paqes dhe prospertetit. Ne jemi njohur gjithnjë për emocione të mëdha, sakrifica, luftëra poetike, armiqësi tradicionale. Sot Serbia është duke u munduar fort t'i lë këto në të kaluarën dhe të rritet për t'u bërë më e përgjegjshme, dhe jo emocionale, më pragmatke dhe jo u mbytur në mite, krenare për fitoret dhe jo për humbjet, një vend që është duke krijuar miqësi aty ku nuk pritet, aty ku kanë qenë armiqësitë tradicionale", tha ndër të tjera kryeministrja e Serbisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...