Cikloni Zorbas mbërrin në Greqi

Saturday, 29 September 2018 08:58

Cikloni Zorbas ka mbërritur në brigjet e Greqisë, duke prekur fillimisht pjesën jugperëndimore të vendit.

Deri tani nuk janë raportuar probleme shumë serioze.

Erërat e forta po e rrisin vazhdimisht intensitetin e tyre, gjatë paradites vazhdojnë shtrëngatat e fuqishme të shiut, ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Gjithashtu probleme ka në rrugët rajonale për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.

Shërbimi meteorologjik ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë cikloni do të përfshijë pjesën perëndimore të gadishullit të Peloponezit dhe më pas pjesën qendrore dhe lindore.

Dallgët shumë të larta dhe shirat e rrëmbyer është paralajmëruar se mund të shkaktojnë përmbytje.

Në vazhdim cikloni do të lëvizë drejt ishullit të Kretës dhe atyre të detit Egje, ndërsa më vonë pritet të prekë edhe kryeqytetin Athinë, ku gjatë pasdites së të shtunës parashikohen shtrëngata të fuqishme shiu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...