×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Trump: Unë e Kim Jong-uni kemi rënë në dashuri

Diel, 30 September 2018 13:12

Presidenti amerikan Donald Trump e ngriti entuziazmin e tij për uljen e tensioneve me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në lartësi të reja gjatë së shtunës, teksa deklaroi përpara një turme mbështetësish se të dy ata “kanë rënë në dashuri” pas këmbimit të letrave kohët e fundit.

Trump dhe Kim janë deklaruar prej kohësh tashmë se duan të punojnë drejt denuklearizimit të gadishullit të Koresë, që pas mbajtjes së një samiti të paprecedentë më herët gjatë vitit në Singapor.

Përpara se të kthenin faqet e një acarimi publik disa dekadësh, udhëheqësit e të dyja vendeve shkëmbyen rregullisht kërcënime dhe ofendime, ndërkohë që Koreja e Veriut vijonte përpjekjet e saj për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Kam qenë me të vërtet shumë i ashpër, sikurse edhe ai. Patëm avancimet tona dhe tërheqje gjithashtu”, tha Trumpi përpara turmës në Virxhinian Perëndimore. “Por më pas ne ramë në dashuri. Ai më ka shkruar letra të bukura dhe shumë cilësore”, tha më tej ai.

E teksa ai shprehej me këto fjalë, mbështetësit e tij shpërthyen në të qeshura dhe duartrokitje. Trump vijoi më tej duke thënë se disa analistë do ta quanin atë si aspak “presidencial” teksa e përshkruante Kimin me të tilla terma.

Administrata e Trumpit, ndërkohë, po përgatitet për një samit të dytë me Kim Jong-unin për të diskutuar mbi denuklearizimin. Por, koha dhe vendi i takimit nuk janë përcaktuar ende.

Pavarësisht toneve më të zbutura mes dy palësve, Koreja e Veriut thuhet se nuk iu është përmbajtur kërkesave të Amerikës për të ofruar një inventar të plotë të programeve të armëve dhe për të ndërmarrë hapa të pakthyeshëm për dorëzimin e arsenalit të saj bërthamor.

Tre zyrtarë të lartë amerikanë të përfshirë në politikën ndaj Koresë së Veriut thanë gjatë javës se nuk është bërë aspak progres drejt negociatave serioze mbi eliminimin, apo ndalimin e programeve të armëve bërthamore apo raketave balistike të Kim Jong-unit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...