×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Do më marrë malli për mamin”, tmerret e fëmijëve nga lufta

Tuesday, 02 October 2018 12:35

Qindra refugjatë sirianë janë larguar një ditë më parë nga kampet e improvizuara për të shkuar nëpër banesat e tyre. Në mesin e të zhvendosurve janë edhe shumë fëmijë. Disa prej tyre kanë lindur pikërisht në këto kampe për shkak të luftës civile që zhvillohet në Siri.

Një prej fëmijëve, Nouga Bo Ali Haj 14 vjeç, tha se po kthehej nga një kamp së bashku me babain, por jo me nënën e saj, e cila po pret ende miratimin për t’u zhvendosur.

E pyetur përse po qantë, ajo tha: “Do të më marrë malli për nënën time”.

Një burrë tjetër, i cili nuk dëshironte të bënte publik emrin, tha se i dha lamtumirën gruas dhe fëmijëve të tij, pasi ende nuk i është dhënë leja për t’u larguar nga kampi.

Presidenti Bashar Al Assad e ka shpallur sërish të sigurt vendin dhe ka lejuar disa prej qytetarve që të kthehen në banesat e tyre. Ditën e djeshme, janë rikthyer rreth 320 sirianë, të cilët lanë kampet e improvizuara. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...