Vritet ushtari amerikan në Afganistan

Premte, 05 October 2018 09:40

NATO ka njoftuar se një pjesëtar i ushtrisë amerikane në Afganistan është vrarë, duke shënuar kështu të paktën rastin e gjatë këtë vit, që një ushtar amerikan vritet në luftimet kundër talibanëve dhe militantëve tjerë.

Në një deklaratë të publikuar nga Misioni Mbështetës i Përheshëm, është thënë se një person i paidentifikuar është vrarë më 4 tetor, pa dhënë informata shtesë, duke thënë se incidenti është duke u hetuar.

Militantët talibanë në anën tjetër kanë thënë se kanë hedhur në erë një tanke amerikane në Provincën Helmand, duke vrarë edhe ushtarët në të.

Prentendimet nuk janë konfirmuar ende dhe nuk është bërë e qartë nëse incidentet kanë qenë të lidhura. Të paktën gjashtë shërbyes amerikanë janë vrarë në këtë shtet më 2018, ose gjatë luftimeve apo në operacione tjera.

Aktualisht në Afganistan gjenden 14,000 trupa amerikane, meqë Qeveria në Kabul, e përkrahur nga Perëndimi është duke luftuar talibanët dhe grupe tjera militante.

Derisa forcat amerikane kanë udhëhequr përpjekjet për të ndihmuar forcat afgane, misioni i NATO-s synon të trajnojë, këshillojë dhe ndihmojë forcat e sigurisë dhe ato të mbrojtjes afgane. Ky mision është krijuar në janar të vitit 2015, pasi NATO-ja u ka dorëzuar forcave afgane operacionet luftuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...