×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Çfarë po ndodh mes NATO-s dhe Rusisë?

Saturday, 06 October 2018 08:00

Në mesin e akuzave të pandërprera për agresion nga ana e Rusisë, NATO do të vendosë 45 mijë trupa në Europën Veriore, në atë që pritet të jetë stërvitja më e madhe “difensive” e aleancës që prej fundit të Luftës së Ftohtë.

50 avionë luftarakë, 70 anije dhe rreth 10 mijë mjete tokësore do të marrin pjesë në stërvitjen e Trident Juncture 18 të NATO-s, që do të nisë më 25 Tetor me ushtrime tokësore dhe do të zgjasë deri më 7 Nëntor.

31 vende aleate dhe partnerë pritet që të marrin pjesë në këtë stërvitje të përbashkët.

Vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg i quajti këto manovra masive ushtarake “difensive dhe transparente”, duke shtuar të gjithë anëtarët e OSBE-së, përfshirë Rusinë, që të marrin pjesë si vëzhgues.

Kjo stërvitje do të simulojë mbrojtjen e një shteti të aleancës që sulmohet nga një agresor “fiction”. Megjithatë fakti që vendet ku është planifikuar stërvitja janë të vendosura në Norvegji, Finlandë dhe Suedi, ka bërë që vëzhguesit ta konsiderojnë këtë si një stërvitje e cila ka ardhur si pasojë e tensioneve në rritje mes NATO-s dhe Rusisë, për kontrollin e Arktikut.

Stërvitja do të testojë gjithashtu aftësinë e aleancës për të operuar në mot të ftohtë.

Ndonëse kjo nuk është stërvitja e parë Trident Juncture, kjo e këtij vitit do të jetë më e madhe që prej 1991-it, kohë kur ra Bashkimi Sovjetik.

NATO e ka shtuar ndjeshëm prezencën dhe aktivitetin e trupave të saj ushtarakë në kufirin me Rusinë, përfshirë në shtetet Baltike dhe në Europën lindore, që prej bashkimit të Krimesë me Rusinë dhe konfliktit në lindje të Ukrainës në vitin 2014.

Përgjatë muajve të fundit, aleanca ka kryer disa stërvitje të mëdha. Edhe numri i trupave të NATO-s në rajon është rritur. Polonia i ka ofruar 2 miliardë dollarë SHBA-së që kjo e fundit të vendosë ngrejë një bazë ushtarake të përhershme në territorin e saj, ndërsa në Norvegji, kontigjenti i Marinës Amerikane është rritur ndjeshëm nga 330 në 770.

Ndërkohë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse duke komentuar stërvitjen e radhës së aleancës tha se “përshkallëzimi i aktivitetit ushtarak dhe politik i NATO-s në rajonin e Arktikut, në afërsi të Rusisë, në territorin verior të Norvegjisë, nuk ka kaluar pa u vënë re”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...