Shefi i Interpolit është “ndaluar” nga autoritetet disiplinore në Kinë

Saturday, 06 October 2018 09:31

Presidenti i “INTERPOL”-it, Meng Hongwei është ndaluar në Kinë për t’u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi kundër tij. Kjo është çfarë raportohet nga një medie lokale gjatë kësaj të shtune, një ditë pasi ai u raportua i zhdukur në vendlindjen e tij.

64-vjeçari Meng, i pari drejtues kinez i agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare me seli në Francë, është “rrëmbyer” për t’u marrë në pyetje nga autoritetet disiplinore “me të mbërritur në Kinë” javën e kaluar, citohet të ketë thënë një burim për “South China Morning Post”, një medie me seli në Hong Kong.

Ende nuk nuk dihet saktësisht se përse po hetohet ai, apo se ku po mbahet i ndaluar.

Meng, i cili është gjithashtu zv.ministër i Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, është nën hetim në Kinë, raporton “The Post” mes misterit që rrethon zhdukjen e tij, të njoftuar pikë së pari nga bashkëshortja që denoncoi në policinë franceze mungesën e komunikimit me të prej gati 10 ditësh.

Policia franceze bëri të ditur një ditë më parë se kishte nisur hetimet për zhdukjen e Meng, pas denoncimit të së shoqes.

“INTERPOL”, një organizatë me seli në Lion, nxorri një komunikatë të premten ku shkruhej se “ishte në dijeni të zhdukjes së pretenduar të Mengut, por që ngjarja është bërë tashmë çështje mes autoriteteve në Francë dhe në Kinë”.

Meng është parë për herë të fundit në Francë më 29 shtator, ndërkohë, deri më tani as Ministria e Sigurisë Publike dhe as Ministria e Jashtme kineze nuk kanë komentuar për këtë ngjarje.

Sipas ligjit të mbikëqyrjes në Kinë, familja dhe punëdhënësi i një të dyshuari duhet të njoftohet brenda 24 orësh nga ndalimi i tij, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë do të pengonte hetimet. Nga sa raportohet, deri më tani bashkëshortja e Meng nuk është informuar.

“The Post” raporton gjithashtu se, që kur Meng u listua në faqen e internetit të Ministrisë për Sigurinë Publike të Kinës, si zv.ministër, ai humbi postin e tij në Komitetin e Partisë Komuniste, trupa e vërtetë vendimmarrëse e Kinës, gjatë muajit prill.

Meng u emërua në krye të “INTERPOL”-it në vitin 2016. Emërimi i tij shkaktoi shqetësime mbi zgjerimin e fushatës goditëse të Kinës ndaj disidentëve në mbarë botën. Ai duhet të shërbejë, sipas mandatit, deri në vitin 2020. “INTERPOL” është agjencia më e madhe policore në botë, që lehtëson bashkëpunimin e policive të 192 vendeve anëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...