Foggo: Rusia po rrit aftësitë e nëndetëseve të saj në Altantik dhe Mesdhe

Saturday, 06 October 2018 11:11

Rusia po rrit aftësitë e saj ushtarake nënujore duke sfiduar drejtpërdrejt forcat e SHBA-së dhe NATO-s në Atlantik dhe Mesdhe, ka paralajmëruar një admiral amerikan.

Admirali James Foggo, që udhëheq komandon e NATO-s në Napoli, u tha gazetarëve në Pentagon se Rusia po investon shumë në flotën e saj të nëndetëseve dhe po dëshiron që të ndërtojë një kërcënim “asimetrik” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Përderisa marina ruse e di se nuk mund të konkurrojë me numrin e transportuesve të avionëve dhe anijeve të tjera ushtarake, Foggo tha se “ata kanë vazhduar të bëjnë kërkime, të zhvillojnë dhe të rikapitalizojnë fushën nënujore”.

Foggo tha po ashtu se ai është i shqetësuar që nëndetëset ruse mund të lëshojnë raketa të tipit Kalibr, dhe “nëse ato lëshohen nga çdo det në Evropë... mund të arrijnë në çdo kryeqytet evropian”.

Ai tha se Rusia momentalisht ka gjashtë nëndetëse në Detin e Zi dhe në Detin e Mesdheut Lindor.

I pyetur se nëse SHBA e di se ku gjenden nëndetëset ruse, Foggo nuk pranoi që të japë detaje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...