×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Përse dua që të gjithë ta shohin këtë foto”

Hënë, 08 October 2018 12:35

Kërkon ashpërsim të ligjeve ndaj atyre që i japin makinës në gjendje të dehur dhe që zëri i tij të dëgjohet, vendosi që të postojë në rrjetet sociale trupin e pajetë të bashkëshortes dhe fëmijës së tij.

Zach Kincaid i postoi imazhet më 26 Shtator. Në to shfaqej në arkivol bashkëshortja e tij Krystil Kincaid, 29-vjeç dhe vajza e tyre që nuk kishte lindur ende.

“Një drejtues i dehur, që ecte me shpejtësi në një autostradë me dy korsi, në kahun e gabuar dhe në një kthesë qorre, shkatërroi familjen time“, shkruajti ai teksa postoi imazhet e rënda.

Zach tha gjithashtu se duke qenë se bashkëshortja e tij ishte 8 muajshe shtatzënë, Marcos Forestal, 28-vjeçari që shkaktoi aksidentin, nuk do të kryejë shumë vite pas hekurave për vrasjen e të bijës.

Maksimumi i dënimit për vrasjen e time shoqe dhe vajzës time është 10 vjet. Shteti i Kalifornisë nuk mendon se ishte i qëllimshëm, por unë e di që t’i japësh makinës në atë mënyrë, nuk ke për qëllim asgjë të mirë… Vajza ime pritej të lindte më 9 Tetor dhe një bebe 36 javësh, totalisht e zhvilluar nuk konsiderohet person në shtetin e Kalifornisë”.

Zach dhe Krystil ishin prindër të një vajze 11-vjeçare dhe 2 djemve të moshës 8 e 4 vjeç.

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...