Çfarë e pret Bosnjën pas zgjedhjeve të djeshme

Hënë, 08 October 2018 20:57

Partitë nacionaliste kroate, boshnjake dhe serbe, fituan në zgjedhjet e së dielës në Bosnjë dhe do të mbizotërojnë të gjitha nivelet e strukturës komplekse të qeverisjes në katër vitet e ardhshme.

Sipas rezultateve paraprake, udhëheqësi nacionalist serb, Milorad Dodik dhe kandidati myslimano-boshnjak, Shefik Xhaferoviç, fituan vendet e tyre në presidencën me tre përfaqësues, ndërsa vendin e rifitoi kandidati më i moderuar kroat, Zhelko Komshiç.

Fituesit janë përfaqësues me këndvështrime të kundërta lidhur me të ardhmen e vendit, që mund të thellojnë ndasitë etnike dhe të ngadalësojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Votimet e së dielës ishin sprovë nëse Bosnja do të përparojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, apo do të mbetet e ngujuar në ndasitë etnike.

Rreth 53 për qind e votuesve vendosën për rreth 7 mijë e 500 kandidatë për një varg institucionesh në sistemin e ndërlikuar qeverisës të Bosnjës, të krijuar me marrëveshjen e paqes, që i dha fund luftës që la pas vetes 100 mijë të vrarë,

Vendi përbëhet nga një rajon i drejtuar nga serbët dhe një entitet i ngjashëm myslimano-kroat, të bashkuar në një qeveri qendrore.

Fushata para zgjedhjeve u vu nën hijen e retorikës përçarëse dhe akuzave për parregullsi që vetëm sa shtuan tensionet dhe partitë e të tri etnive dështuan të ofrojnë pikëpamje të qarta ekonomike e politike për vendin me shkallë të lartë të papunësisë dhe të korrupsionit.

Serbët dhe kroatët e Bosnjës duan të afrohen më shumë me Serbinë dhe Kroacinë fqinje, ndërsa myslimanët duan Bosnjën e bashkuar. Çështja ishte në thelb të luftës së viteve të 90-ta.

Vëmendja ishte më e përqendruar në konkurrencën për presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, për shkak të kandidaturës së presidentit të entitetit serb, Milorad Dodik, një politikan i vijës së ashpër që kërkon ndarjen nga Bosnja.

Milorad Dodik, është aleati kryesor i presidentit rus, Vladimr Putin dhe fitorja e tij nënkupton ndikim më të fuqishëm të Rusisë.

Analistët besojnë se ai do të punojë për të dobësuar presidencën. "Përparësia imë do të jetë pozita e serbëve dhe Republikës Serbe", tha ai, duke ju referuar rajonit autonom të cilin e ka drejtuar deri tash.

Kundër kandidati kryesor kroat për presidencën boshnjake, Dragan Çoviç, i cili humbi zgjedhjet, kërkon formimin e një trupi të tretë qeveritar, një mini shteti kroat, që do të thoshte fragmentim i mëtejshëm i vendit të brishtë./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...