Bie popullariteti i Putinit në Rusi

Tuesday, 09 October 2018 08:50

Një sondazh i ri, i publikuar të hënën, tregoi se numri i rusëve që e konsiderojnë presidentin Vladimir Putin si politikanin më të besueshëm të Rusisë, ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Sondazhi i kryer në periudhën 20-26 shtator nga qendra e pavarur Levada, ka kërkuar nga të anketuarit të listojnë pesë ose gjashtë politikanë që iu besojnë më së shumti, shkruan REL.

Putini ka dalë i pari me 39%, i pasuar nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski dhe ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu - të dy me nga 15% mbështetje.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka dalë i katërti me 10%.

Sondazhi zbuloi se besimi në Putinin ka rënë për 9% që nga qershori dhe për 20% që nga nëntori i vitit të kaluar.

Putini, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë që nga viti 2000, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në mars, me mbi 76% të votave.

Vlerësimi më i ulët për Putinin, në një sondazh të qendrës Levada, ka qenë në gusht të vitit 2013, kur 30% e të anketuarve kanë thënë se ai është politikan i besueshëm.

Popullariteti i tij është rritur në mbi 80% në vitin 2014, pasi Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...