×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

FMN: Lufta tregtare mund ta bëjë botën "vend më të varfër"

Tuesday, 09 October 2018 13:51
 

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerësimin e fundit të ekonomisë globale, paralajmëroi se lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës rrezikon ta bëjë botën "një vend më të varfër dhe më të rrezikshëm".

FMN-ja e uli parashikimin e saj për rritjen globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ajo tha se lufta e plotë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës do të bëjë dëm të konsiderueshëm në rimëkëmbjen ekonomike.

Ekonomisti kryesor i FMN-së, Maurice Obstfeld, tha se barrierat e mëtejshme tregtare do të godasin familjet, bizneset dhe ekonominë më gjerë.

"Politika tregtare reflekton politikën dhe politika mbetet e paqëndrueshme në disa vende, duke paraqitur rreziqe të mëtejshme", tha Obstfeld.

SHBA u ka vënë tarifa disa prodhimeve kineze, në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ato janë përgjigje ndaj "praktikave të padrejta tregtare të Kinës”.

Pekini është përgjigjur me masa të ngjashme ndaj mallrave amerikane.

Për pasojë, FMN-ja tha se rritja ekonomike globale tani pritet të arrijë në 3.7% më 2018 dhe 2019 - poshtë nga parashikimi i mëparshëm në korrik, prej 3.9%.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 13:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...