×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shumë statistika ka në Gjermani, por mungojnë ato për numrin e xhamive

Tuesday, 09 October 2018 16:27

Të duket e habitshme në një vend që kujdeset kaq shumë për statistika dhe e do rregullin si Gjermania, që askush nuk e di numrin e saktë të xhamive dhe hapësirave për falje. Cilat janë arsyet?

Se sa shoqata, xhami apo hapësira për falje për myslimanët ka në Gjermani nuk dihet me saktësi. Në një kohë që shumë grinden për "numrin e madh të xhamive" apo "për shtimin gjithnjë e më të madh të xhamive". Që nga konflikti për xhaminë e Kölnit, Ditib xhamitë janë kthyer në temë diskutimi në Gjermani. Shumë vetë shohin tek xhamia e madhe në qytetin e katedrales së famshme, Kölnin, një demonstrim pushteti të shtetit turk.
Ka vetëm përllogaritje për numrin e xhamive dhe hapësirave për falje në Gjermani. Studiuesi i islamit, Michael Blume shpjegon një arsye të thjeshtë juridike për këtë. "Sipas kushtetutës gjermane nuk ka detyrim regjistrimi për komunitetet fetare. Që do të thotë që nëse një fe apo organizatë fetare nuk është subjekt i anëtarësuar juridik atëherë ajo nuk llogaritet nga ana statistikore."
Xhamitë si tempujt
Po ashtu në Gjermani si për xhamitë, nuk dihet as sa tempuj budistë ka në Gjermani, krahason studiuesi. Xhamitë në Gjermani regjistrohen në bazë të së drejtës së shoqatës dhe ato e kanë në dorë të lidhen ose jo me shoqata më të mëdha si Ditib apo të jenë komplet të pavarura.
E kundërta e kësaj janë kishat e mëdha. Ato janë të regjistruara në "librin e vitit" të Zyrës Statistikore Gjermane, po ashtu si komunitetet hebraike. Kishta dhe komuniteti hebre kanë marrëveshje ligjore klerikale me shtetin. Ndërkohë në librin e statistikave nuk gjendet asnjë fjalë për islamin, xhamitë apo myslimanët. Nga ana tjetër kisha katolike numëron jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën, se sa kisha ka.

2500, 2600, 2700.
E megjithatë përmenden shifra për xhamitë në Gjermani. Këshilli Qendror i Myslimanëve bëri të ditur në fillim të tetorit se ka rreth 2500 xhami e hapësira fetare në Gjermani. Shumica prej tyre janë dhoma faljesh në oborret e pasmë të godinave, rreth 900 janë pjesë e hapësirës publike. Islami është i organizuar shumë më pak në formë hierarkie në krahasim me fetë e tjera monoteiste. Mjafton që disa miq besimtarë të rregullojnë një dhomë, si në Berlin, juristja feministe "xhaminë liberale".
Shërbimi Shkencor i Bundestagut trajtoi deri në Maj të këtij viti temën e financimit të xhamive. Dhe u ndesh me problematikën e shifrave konkrete të xhamive. Sqarimi është i vështirë, sepse nuk ka statistika zyrtare për numrin e tyre. "Me afërsi ne mendojmë se ka 2600 deri në 2700 xhami të formave të ndryshme". Ekspertët e Bundestagut kanë përmbledhur përllogaritjet dhe kanë arritur në përfundimin se shifrat variojnë nga 2350-2750 xhami. Edhe numri i myslimanëve në Gjermani flitet se kap 4,4 deri në 4,7 milionë vetë. E vetëm një pakicë, rreth 15-30% është e organizuar në shoqata.

Financimi nga jashtë

Para këtij problemi, studiuesi i islamit Michael Blume jep një përgjigj edhe për pyetjen: Se pse xhamitë e pakta përfaqësuese në Gjermani financohen nga jashtë, nga Turqia apo Arabia Saudite. "Problemi i madh i komuniteteve islame është se ato nuk kanë fonde të mjaftueshme." Kjo sepse shumë pak myslimanë e shohin veten si  anëtar të komuniteteve të xhamive. Për ndërtimin e një xhamie të vogël mund të mblidhen donacione. Por kur vjen puna për financimin e imamëve dhe punës me të rinjte, atëherë puna keqësohet, paratë mungojnë. "Prandaj Turqia është kaq e fuqishme", thotë studiuesi. Shteti turk paguan imamët.

Nuk reflektohet diversiteti brenda myslimanëve
Michal Blume që ka botuar vitin e kaluar librin studimor "Islami në krizë" i shikon këto pasaktësi në përfshirjen statistikore të myslimanëve dhe xhamive si problematike. "Ne as nuk e dimë saktë, se sa myslimanë ka në vend, sepse kjo nuk llogaritet. Ne dimë me përafërsi numrin e njerëzve me prejardhje myslimane që vijnë nga vende kryesisht myslimane. Por një pjesë e tyre, një pjesë në rritje thotë; Unë nuk jam fetar, nuk kam shumë punë me fenë. Ka të tjerë që thonë: Po, unë jam mysliman, por nuk jam i lidhur me ndonjë xhami apo shoqatë. Dhe një pjesë shumë e vogël bashkohet në shoqatat e xhamive." Studiuesi propozon që federata dhe landet të krijojnë mundësi për studiuesit që të bëjnë studime të detajuara për këtë.
Pra numrin e saktë të xhamive nuk e di njeri. Por këtë vjeshtë Konferenca e Islamit do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të Bundestagut të vitit 2017. Gjetja e një ujdie për një përfshirje më të mirë statistikore pritet të jetë një temë që do të trajtohet.  Christoph Strack DW

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 16:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...