×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vullkani ‘Etna’ në Siçili mund të shkaktojë një cunami shkatërrues për Mesdheun

Saturday, 13 October 2018 13:27

Vullkani më aktiv i Evropës, Etna, mund të shkaktojë cunam vdekjeprurëse përgjatë bregdetit të Italisë dhe Sicilisë, nëse vullkani gjigant del në detin Mesdhe.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët kohët e fundit të cilët kanë dalë në këtë përfundim pas rezultateve të marrë nga pajisjet monitoruese.

Ata kanë zbuluar se ana juglindore e vullkanit ka rrëshqitur rreth 4 centimetra nën ujë në vetëm 8 ditë. Duke u nis nga lëvizjet e tij të ngadalta, kërkuesit druhen se Etna po zvarritet drejt detit nën pjesën më të madhe të peshës së vet.

Nëse copa nga vullkani bien në det, kjo “mund të çojë në një cunami” në destinacionin popullor italian të pushimeve.

Rezultatet e gjetjeve të tyre janë publikuar të enjten në revistën “Science Advanced” ku ekspertët konfirmojnë se e gjithë ana juglindore e Malit Etna është në lëvizje.

Dr Morelia Urlaub nga Qendrës Helmholtz për Hulumtime Oqeani në Gjermani, paralajmëroi:

Nuk mund të përjashtohet shembja katastrofike e gjithë kësaj ane, ose një pjesë të mëdha të saj. Kjo mund të shkaktojnë një cunami me efekte ekstreme në Rajon.”

Siçilia, ishulli turistik ku ndodhet vullkani më aktiv i Evropës, është shtëpi për më shumë se pesë milionë banorë dhe një pjesë tjetër prej 14 milionë banorësh janë vlerësuar të jetojnë në jug të Italisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...