×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Aeroporti i ri i Stambollit – Hapet plotësisht vetëm në fund të vitit

Diel, 14 October 2018 11:30

Hapja zyrtare është caktuar më 29 tetor por mesa duket aeroporti i ri i Stambollit nuk do të hapet plotësisht deri në fund të këtij viti.

Aeroporti është një pjesë kryesore e një ‘bumi’ ndërtimi 15-vjeçar nën drejtimin e presidentit Tayyip Erdogan. Ai ka një kapacitet fillestar të planifikuar prej 90 milion pasagjerësh në vit, duke e bërë atë një nga aeroportet më të mëdha në botë. Zyrtarisht ai do të hapet më 29 tetor datë e cila përkon me përvjetorin e shpalljes së Republikës Turke në vitin 1923, por drejtori i përgjithshëm Kadri Samsunlu tha se aeroporti do të hapet pjesërisht në atë datë. “Ne e shtymë transferimin e madh nga Aeroporti Ataturk deri më 31 dhjetor” – tha ai për një grup gazetarësh që po vizitonin aeroportin e ri sipas Reuters. Ataturku është aeroporti aktual i qytetit.

Kompania e Samsunlu, IGA, e cila do të operojë aeroportin e ri, tha se puna e muajit të shkuar ka qenë korrekte dhe se hapja e planifikuar më 29 tetor nuk do të shtyhet. Sipas, Hurriyet Daily News deri më 29 tetor Turkish Airlines do të fluturojë nga aeroporti i ri në Ankara, Izmir dhe Antalia në rrugët e brendshme, me të vetmen rrugë ndërkombëtare që është Baku, në Azerbajxhan.

Muajin e kaluar, Turqia arrestoi zyrtarisht dhjetëra njerëz në mesin e qindra të përfshirëve në protesta për kushtet e punës në aeroportin e ri. Puna më pas u rifillua, me një prani të madhe policore, sipas sindikatave të punës. Kompania tha se ishin ndërmarrë hapa për të përmirësuar kushtet e punës dhe lagjet e banimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...