×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Do të përmbytet Ballkani me dizelët e vjetër gjermanë?

Diel, 14 October 2018 11:57

Ku do të shkojnë dizelët e vjetër që në Gjermani nuk po gjejnë më blerës? Pse të mos hidhen sytë nga Ballkani, thonë disa? A do të kthehen vërtet këto vende në vendshkarkim makinash të vjetra?

Mikro qëndron në sheshin e një firme për makinat e përdorura „S-Auto" në Beograd, ai e di çfarë do: Një automjet dizel, me kosto të ulët riparimi dhe që shpenzon pak naftë. Debatin për dizelin në Gjermani ai e ndjek me shumë vëmendje."E kam dëgjuar këtë dhe kam pritur që të ulen çmimet tek ne, por kjo nuk ka ndodhur deri tani. Kam qenë i duruar, kam ndjekur me vëmendje zhvillimet pas vendimit të gjermanëve, dhe kam pritur që të kemi një fluks makinash këtu. Por nuk shoh që çmimet të kenë rënë." Që në verën e kaluar mediat serbe njoftaan se do të vijnë nga Gjermania rreth 300.000 automjete.

Por kjo nuk ka ndodhur, kujton Biljana nga firma S-Auto. „Automjetet tona vijnë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Zvicra. Ato blihen tek ankandet e caktuara, dhe rreth 20-30% e automjeteve tona vijnë nga tregu gjerman i automjeteve të përdorura. Kryesisht janë makina dizel me motor të vogël, dhe vit prodhimi 2005-2008. Ne i shesim të gjithë automobilët, nga euro 3 deri tek euro 5 e euro 6."

Euro 3, 4, 5, 6- është norma minimale e lejuar e gazrave ndotës. Në Serbi lejohen automjetet e normës euro 3, por që janë prodhuar nga viti 2000. Milosh Petroviq, presidenti i Shoqatës së Importuesve Serbë të Automjeteve thotë se „katastrofike është - e këtë e them qëllimisht - se automjetet e përdorura në masën 80% janë më të vjetra se 10 vjet, që në vitin 2017 janë importuar 153.000 automjete të përdorura në vend.

Në vitin 2016 ishin 120.000. Nëse shohim një periudhë prej 5 vitesh, atëherë në Serbi kanë ardhur rreth 600.000 automjete që Europa nuk i do më. Kjo është ajo që na dhemb ne si përfaqësues të produkteve moderne teknologjike - që Serbia - kjo është e shëmtuar, por e përshtatshme është kthyer në varrezë makinash."

Edhe në Rumani një pjesë e madhe e automjeteve të përdorura vijnë nga Gjermania, shumë më pak nga Italia apo Austria. Në vitin 2017 erdhën 300.000 automjete, 70% dizel. Roxana Dima, zëdhënëse e autoritetit të regjistrimit të automjevete në Bukuresht thotë se „nëse në Gjermani ndalen automjetet e normës Euro 4, kjo do të ketë ndikim në tregun rumun, sepse automjetet që i përgjigjen kësaj norme, përbëjnë një pjesë të madhe të makinave dizel në Rumani."

Vendet e BE-së si Gjermania që kërkojnë rregulla më të rrepta kontrolli të gazrave duhet të kujdesen që këto makina të largohen nga qarkullimi, me qëllim që të pengohet edhe eksporti i automjeteve të tilla në Europën Juglindore, thotë zëdhënësja Dima. „Duke pasur parasysh fuqinë e dobët blerëse, tregu rumun i makinave do të përmbytej nga automobilë që nuk i përkasin më standarteve gjermane, por që mbeten në qarkullim. Aq më shumë që në Rumani nuk ka ndonjë tatim të veçantë për automobilët e vjetër ndotës të mjedisit."

Edhe qeveria bullgare nuk e mbështet idenë që automjetet e vjetra që në BE nuk lejohen më për shkak të mosplotësimit të normave të gazrave ndotës të importohen në Bullgari. Ministri i Mjedisit, Neno Dimov propozon që këto automjete të pajisen me software ndihmues për emetim të pakët të gazrave, e pastaj të vijnë në Bullgari apo vendet fqinje. Rajoni nuk duhet të kthehet në „vendshkarkim për makina të vjetra" nga perëndimi. Clemens Verenkotte (DW)

Modifikuar më Diel, 14 October 2018 11:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...