Itali, shpërthim në dyert e partisë Lega Nord

Hënë, 15 October 2018 08:27

Nuk lëndoi njeri por shkaktoi vetëm thyerje xhamash, një bombë artizanale që shpërtheu në portën hyrëse të degës lokale të Lega Nordit në qytezën e vogël Ala në veri të Italisë.

Autorë të sulmit dyshohet të jenë një grup anarkistësh. Ata lanë edhe këtë mesazh ku shkruhej “akoma fryn era”, sipas titullit të një kënge partizane italiane.

Shpërthimi ndodhi para vizitës së ministrit italian të Brendshëm Mateo Salvini, drejtues i Lega Nordit ku ai zhvilloi tubimin elektoral për zgjedhjet e 21 Tetorit, kur do të zgjidhet Presidenti dhe Këshilli Rajonal i Trentos. Shpërthimi është një tjetër tregues i klimës së tensionuar politike në vend. Zyrat e Lega Nord kanë rënë disa herë në të kaluarën, pre e sulmeve me bomba.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...