Qeveria italiane ashpërson kursin ndaj refugjatëve

Hënë, 15 October 2018 08:57

Fshati Riace në jug të Italisë është një shembull i integrimit të suksesshëm të refugjatëve - ndërsa tani ata duhet të largohen. Kështu ka vendosur Ministria e Brendshme.

Qeveria italiane ka ashpërsuar kursin e saj kundër refugjatëve në fshatin Riace në Kalabri. Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë para dhjetë ditësh, Ministria e Brendshme tani kërkon zhvendosjen e refugjatëve që jetojnë në këtë fshat dhe dërgimin e tyre në vende të tjera.
Zhvendosja fillon javët e ardhshme, kumtoi Ministria. Ndërkohë duhet të ndërpriten edhe projektet e filluara për integrimin e refugjatëve në Riace. Ministri i Brendshëm Salvini ka shkruar në twitter se "parregullsitë me përdorimin e parave publike nuk mund të tolerohen, as në rastet kur ato janë përdorur për migrantët"
Kryetari i bashkisë është nderuar për angazhimin e tij
Riace është bërë i njohur në mbarë Evropën me projektet e integrimit të suksesshëm të refugjatëve. Kryetari i bashkisë Domenico Lucano është nderuar me shumë mirënjohje për angazhimin e tij nga vende të ndryshme, si Afganistani, Eritrea apo Iraku.
Ai në këtë mënyrë kishte vendosur një sistem të ri funksionimi në këtë fshat. Shkolla e fshatit është hapur sërish, në dyqane dhe atelje sërish vinin turistë. Për angazhimin e tij Lucano është nderuar ndër tjerash edhe me çmimin e paqës në Dresden. Regjisori gjerman Wim Wenders ka bërë një film për të.
Lucano fajësohet për keqpërdorime
Prej arrestimit të tij në fillim të tetorit, kryetari i bashkisë është futur nën masa arresti shtëpiak. Prokuroria po heton kundër tij për shkak të nxitjes dhe ndihmës së "imigrimit ilegal në vend". Ai fajësohet ndër tjera edhe për keqpërdorime, dhënien e punëve për organizatat e migrantëve në Riace.
Lucano ka kumtuar se qeveria do t'i shkatërrojë projektet e tij për integrimin e suksesshëm të migrantëve. Shumë njerëz, ndër ta edhe prominentë, si autori i librave kundër mafias Roberto Saviano, kanë kundërshtuar arrestimin e tij. Ata mendojnë se arrestimi është bërë për qëllime politike nga qeveria djathtiste. Të shqetësuara janë shprehur edhe organizatat e refugjatëve.
Qeveria nuk do që Riace të bëhet shembull
Në Itali është në pushtet një qeveri e koalicionit të djathtë politik, e përbërë nga Lëvizja me Pesë Yje dhe ekstremistët e djathtë Lega. Ministri i Brendshëm Salvini është mbështetësi më i madh i një kursi armiqësor ndaj refugjatëve. Ai ka pamundësuar futjen në shumë limane të bregdetit italian të anijeve me refugjatë dhe azilkërkues. Në rastin Riace, Salvini nuk do të lejojë që ky fshat të shndërrohet në shembull dhe model për vendet e tjera. Salvini ka përshëndetur arrestimin e Lucanos dhe ka kritikuar "njerëzit e mirë", të cilët duan "të mbushin Italinë me migrantë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...