×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Francë, stuhitë vrasin 7 persona

Hënë, 15 October 2018 16:34

Moti i keq vazhdon të mundojë jugun e Francës, ku të paktën 7 persona kanë humbur jetën prej stuhive të fuqishme të përplasura mbi rajon dhe vërshimit të bëftë të ujërave.

Më e goditura ka qenë zona Aude, e cila nuk kishte parë nivel të tillë të lumit të saj prej më shumë se 100 vjetësh.

Vetëm brenda një nate, zjarrfikësit i janë përgjigjur më shumë se 250 telefonave për ndihmë ndërsa metereologët bënë një bilanc të reshjeve, duke sqaruar se në Carcassonne kishte rënë 160 deri në 180 mm shi.

Të gjitha rrugët që çojnë në veriun e destinacionit të njohur turistik janë të pakalueshme, ndërsa shkollat janë mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

Banorët në zonat më të prekura janë këshilluar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa edhe në Trebes, ujërat e përmbytjeve preken nivele dramatike duke mbërritur deri në 7 metra.

Një prej viktimave ishte një grua, e cila u rrëmbye nga vërshimi i pafrenueshëm i ujit. Kryeministri francez Edouard Philippe njoftoi se do ta vizitoje rajonin Aude sapo kushtet e motit t’ia lejojnë një gjë të tillë.

“Kemi 350 zjarrfikës në zonë dhe 350 të tjerë që janë nisur për atje. Janë mobilizuar 7 helikopterë e unë vetë informohem për situatën çdo një orë”, shkroi ai në Twitter.

6 rajone të tjerë përveç saj në jugperëndim të Francës janë në gjendje alarmi portokalli, e dyta më e lartë në shkallen e paralajmërimeve nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet./tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...