Reuters: Tsipras ka siguruar numrat për votimin e marrëveshjes së Prespës

Hënë, 15 October 2018 19:39

Ndërsa në parlamentin e Maqedonisë kishte filluar seanca për ndryshimet kushtetuese, Athina zyrtare i ka dërguar Shkupit një tjetër mesazh për rëndësinë e pranimit të marrëveshjes së Prespës.

“Në Shkup duhet ta kuptojnë se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e marrëveshjes së Prespës. Dhe se është e pamundur të bëhet ajo që thonë dy opozitat në Greqi dhe në FYROM, se mund të sigurojnë një zgjidhje më të mirë për secilën palë”, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Ministri e bëri këtë deklaratë, kur më herët, kolegu i tij i ministrisë së Mbrojtjes, Panos Kammenos, kishte përsëritur paralajmërimin se partia e tij, grekët e Pavarur, nuk do ta votojë marrëveshjen e Prespës.

Kammenos sërish ka lënë të hapur mundësinë që të tërhiqet nga qeveria Tsipras, ku është pjesë e një koalicioni të brishtë që nga janari 2015.

Vetë kryeministri Tsipras është i vendosur që marrëveshja të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme që normalisht do të duhet të mbahen vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Zyrtarë të SYRIZA-s në pushtet i kanë deklaruar agjencisë Reuters se është garantuar shumica parlamentare që do të miratojë marrëveshjen e Prespës.

“Në një përpjekje për të neutralizuar frikën e një kolapsi qeveritar nëse marrëveshja me Maqedoninë mbërrin në parlamentin grek për votim, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se është siguruar mbështetja nga deputetë të pavarur dhe të qendrës së majtë”, njofton Reuters në një korrespondencë nga Athina, të hënën pasdite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...