Më 22 tetor hapen zyrat e shërbimit – Edhe Turqia do të lehtësojë procesin e shtetësisë për investitorëve të huaj

Tuesday, 16 October 2018 07:15

Turqia do të hapë zyra shërbimi për të lehtësuar procedurat e shtetësisë ose lejes së qëndrimit afatgjatë për investitorët e huaj, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.

Muajin e kaluar, vendi ka reduktuar kufijtë e kërkuar për të huajt për të fituar shtetësinë turke në mënyrë që të inkurajojë investimet.

“Zyrat e shërbimit do të hapen në Stamboll dhe Ankara për të ndjekur një finalizim të procesit të shtetësisë ose lejes së qëndrimit afatgjatë për të huajt që plotësuan kushtet në një vend të vetëm”, tha ministria në një deklaratë me shkrim.

Të huajt, të cilët duan të jenë shtetas i Turqisë, duhet të bëjnë një investim prej 500,000 dollarë, të blejnë pasuri të patundshme në vlerë prej 250,000 dollarë ose të krijojnë vende pune për të paktën 50 vetë.

Ministria tha se zyrat, të cilat do të hapen më 22 tetor, do të kontrollojnë kushtet, do të mbështesin investitorët dhe do të ofrojnë konsulencë dhe do të ndjekin aplikimet.

Turqia nuk është i vetmi shtet që synon të lehtësojë procesin e shtetësisë për investitorët e huaj. Edhe Greqia muajin e fundit ka deklaruar se do të zgjerojë programin nxitës të investitorëve të huaj, e njohur ndryshe si “vizat e arta”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...