Pompeo takohet me mbretin saudit dhe princin e kurorës

Tuesday, 16 October 2018 17:34

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të martën me mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe me princin e kurorës Mohammed bin Salman, në kërkim të përgjigjeve për atë që ndodhi me gazetarin e zhdukur saudit që u pa për herë të fundit të hynte në konsullatën saudite në Stamboll.

Kryediplomati amerikan i dërguar në Arabinë Saudite nga Presidenti Donald Trump, u takua së pari me monarkun, pastaj me trashëgimtarin e fronit. Zoti Pompeo u takua edhe një herë të dytë me princin e kurorës gjatë darkës.

Deri tani nuk ka patur deklarata për fatin e gazetarit të zhdukur Jamal Khashoggi, megjithëse sipas njoftimeve të mediave në SHBA Arabia Saudite po përgatitet të pranojë se ai u vra pasi hyri në konsullatë më 2 tetor, duke ia faturuar vdekjen marrjes së tij në pyetje që shkoi keq. Khashoggi, një kritik i princit të kurorës në shkrimet e tij për gazetën Washington Post, jetonte në Shtetet e Bashkuara në mërgim të vetimponuar.

Ndërsa uleshin për takimin e tyre të parë, princi i kurorës i tha në anglisht zotit Pompeo: "Ne jemi aleatë të fortë dhe të vjetër. Ne përballemi me sfidat tona së bashku, dje, sot dhe në të ardhmen.

"Absolutisht", u përgjigj sekretari Pompeo. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se zoti Pompeo u takua gjithashtu me Ministrin e Jashtëm saudit Adel al-Jubeir.

Vizita e zotit Pompeo në Rijad erdhi disa orë pasi ekspertët turq përfunduan kqyrjen e konsullatës saudite në Stamboll. Pas bisedimeve me Mbretin Salman, Departamenti i Shtetit tha se zoti Pompeo "falënderoi mbretin për angazhimin e tij për të mbështetur një hetim të plotë, transparent dhe të shpejtë rreth zhdukjes së Khashoggit".

Presidenti Trump tha të hënën se mbreti Salman në një telefonatë me të mohoi të kishte ndonjë dijeni për fatin e Khashoggit, i cili në shkrimet e tij për gazetën Washington Post ishte kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, princit të kurorës Mohammed bin Salman.

David Mack, studiues në Institutin për Lindjen e Mesme dhe ish ambasador, i tha Zërit të Amerikës se ajo për të cilën akuzohet Arabia Saudite do të ishte e vështirë të kalohej lehtë në Shtetet e Bashkuara, por do të ishte e mundur të kalohej pa u ndështuar në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh kontrollin e saj të rreptë ndaj medias dhe disiplinën e imponuar nga familja mbretërore.

Khashoggi jetonte në mërgim të vetimponuar në Shtetet e Bashkuara. Ai shkoi në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumente për t’u martuar me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz, e cila priste më kot jashtë konsullatën që ai të kthehej.

Presidenti Trump tha për progamin “60 Minutes” të rrjetit CBS se Arabia Saudite do të përballet me "ndëshkim të rëndë" nëse përcaktohet se Khashoggi u vra brenda konsullatës saudite, por Riad nuk e përfilli kërcënimin e SHBA dhe tha se do të hakmerret nëse Presidenti Trump ndërmerr ndonjë veprim kundër Arabisë Saudite .

Si protestë ndaj zhdukjes së Khashoggit, disa udhëheqës amerikanë të bizneseve janë tërhequr nga Iniciativa për Investimet e së Ardhmes, një konferencë e quajtur "Davosi i shkretëtirës", që mbahet javën tjetër në Rijad. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...