Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Tuesday, 16 October 2018 18:08

Liderët politikë në Itali shprehën optimizëm për planet e zgjerimit të buxhetit në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Brukselit i takon të pranojë apo refuzojë shpenzimet e ekonomisë së tretë më të madhe të bllokut.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini, i cili drejton partinë e djathtë, Liga, tha se politikanët kanë mbajtur premtimet e dhëna ndaj votuesve si rritjet në shpenzimet sociale dhe uljes së moshës së daljes në pension.

“Ne po heqim ligjin e vjetër të pensioneve, duke i dhënë të drejtën 400,000 italianëve që të punojnë, ndërkohë që të moshuarit dalin më pension më herët. Ne nuk do të rrisin asnjë taksë për 2019-ën”, tha Slavini.

Buxheti i Italisë, që u dorëzua te Komisioni Europian të Hënën përpara afatit të mesnatës, përfshin masa kontradiktuese nga koalicioni populist. Planet e buxhetit 2019 përfshijnë rritjen e shpenzimeve në mirëqenie, uljen e taksave, ndryshimin e ligjit të pensioneve dhe prezantimin e të ardhurave bazë për të varfrit.

Komisioni Europian ka shprehur mospëlqim për rebelimin e Italisë për shpenzimet, por koalicioni nuk është tërhequr nga planet. Qeveria synon një deficit në financa prej 2.4% në vitin 2019.

Pavarësisht se kjo shifër është brenda rregullave të komisionit europian prej 3%, është një shifër shumë më e lartë krahasuar me premtimin e qeverisë së mëparshme prej 1.8%.

Rritja e shpenzimeve bën gjithashtu kontradiktat me rregullat e Bashkimit Europian, që theksojnë se vendet me borxh të lartë duhet të arrijnë një buxhet të balancuar. Komisioni do të vlerësojë buxhetin dhe mund ta pranojë apo refuzojë, duke i kërkuar koalicionit që të ndreq planet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...