Gjermani: Të mos e harrosh kurrë diktaturën

E mërkurë, 17 October 2018 09:54

Fondacioni për Përballjen me Diktaturën komuniste në Republikën Demokratike Gjermane, RDGJ mbush 20 vjet nga themelimi i tij të mërkurën (17.10). Një vështrim 360 gradë drejt RDGJ-së, por edhe Europës Lindore.

Emri tingëllon disi i vështirë për t'u shprehur: Fondacioni Federal për Përballjen me Diktaturën e Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë, (SED),- pra diktaturës komuniste në RDGJ. Në vitin 1998 u mor vendimi në Bundestag për të krijuar këtë fondacion që do të merrej me ballafaqimin e 44 vjetëve të diktaturës komuniste, që filloi pas fundit të diktaturës naziste në vitin 1945 dhe vazhdoi deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Fondacioni e mban emrin e partisë komuniste në RDGJ - Partia e Unitetit Socialist të Gjermanisë, SED e krijuar në vitin 1946 në territorin e okupuar sovjetik përmes shkrirjes së detyruar të socialdemokratëve, SPD me komunistët, KPD: Themelimi i saj ishte një akt jo i lirë në zonën që në vitin 1949 u shpall si Republika Demokratike Gjermane, RDGJ, një diktaturë sipas modelit sovjetik.

Informacione në 14 gjuhë

"Kujtesa si detyrë" - kjo është motoja e fondacionit federal. Bëhet fjalë për "përballjen e plotë me historinë, shkaqet dhe pasojat e diktaturës në zonën sovjetike të okupuar dhe në RDGJ, për të shoqëruar procesin e bashkimit të Gjermanisë dhe për të dhënë kontributin e duhur në përballjen me diktaturat në vende të tjera në parametra ndërkombëtarë". Kjo është shkruar në faqen e internetit të fondacionit me informacione në 14 gjuhë.

Spektri i punës së fondacionit është shumë i gjerë. "Plotësisht Lindje - jeta në RDGJ" është titulli një ekspozite fotografike që në fillim të vitit u hap në Berlin. Skena të përditshme të jetës në një vend që nuk ekziston më, të ofruara nga fotografi Harald Hauswand dhe historiani i muzeut të RDGJ-së, Stefan Wolle.

Në kërkim të lumturisë personale

Një vështrim i tillë i thjeshtë fotografik për jetën në lindjen gjermane mund të të rrëfejë më shumë për thelbin e një diktature, se mjaft debate sociologjike dhe akademike. Edhe për këto debate fton fondacioni i përballjes më diktaturën rregullisht, për të dëgjuar dëshmitarët e kohës.

Por megjithë murin dhe telat me gjemba, mungesën e lirisë së udhëtimit, dhe mallrave të luksit 17 milionë gjermanë në RDGJ u përpoqën sigurisht të gjenin lumturinë personale edhe në këto kushte. Edhe pushteti i gjithëfuqishëm që kërkonte të kishte në dorë partia komuniste, SED i kishte kufijtë e tij. Se sa krisje kishte pësuar sistemi, kjo u kuptua me përhapjen e shpejtë të revolucionit paqësor në vitin 1989. Një diktaturë që më 7 Tetor kishte festuar 49 vjetorin e ekzistencës u fundos e gjitha. Një vit më vonë gjermanët festuan ribashkimin me flamujtë gjermanë.

Vështrimi i RDGJ-së në një kënd 360 gradësh është tipik për punën e fondacionit. Një nga mbështetësit e tij është ministri i fundit i Jashtëm dhe i vetmi i zgjedhur në liri i RDGJ-së, Markus Meckel. Sipas tij koha e gjatë që kaloi me përballjen me diktaturën naziste ka pasur "shumë pasoja problematike", thotë Meckel. Prandaj ishim të vetëdijshëm se duhej shpejt dhe në mënyrë të plotë një përballje e duhur me diktaturën e RDGJ-së dhe "për të gjithë vendin".

Stasi në Lindje dhe Perëndim

Meckel ka parasysh me këtë mendimin e përhapur në pjesën perëndimore të Gjermanisë, se diktatura e RDGJ-së është një temë lindore. Por nuk është kështu. Mjafton të kujtosh se Stasi i shtrinte tentakulat dhe sigurisht synonte të hetonte popullsinë e vet, por gjithmonë e kishte nën vëzhgim edhe armikun e klasës në perëndim. Pjesa më klasike e repertorit të Stasit ishte diskreditimi i shfrytëzuesve kapitalistë dhe luftënxitësve në perëndim.

Se sa larg shkonte krahu i Stasit e tregon edhe afera e spiunit Günter Guillaume. Ai ia doli të ngjitej deri në postin e referentit personal të kancelarit të atëhershëm, Willy Brandt (SPD). Zbulimi i oficerit të lartë të Stasit në vitin 1974 shkaktoi një krizë të fortë qeveritare në Republikën Federale dhe çoi në dorëheqjen e kancelarit Brandt. Pushtetmbajtësit në Lindje rrëzuan pikërisht atë njeri, që me politikën e tij të çtensionimit ishte kudjesur për afrimin mes Lindjes dhe Perëndimit në Gjermani dhe Europë

Kush ishte Erich Honecker?

Të rinjtë sot ndoshta nuk e dinë, se kush ishte Willy Brandt, laureat i çmimit Nobel për Paqen, apo kush ishte Erich Honecker, shprehet me keqardhje Markus Meckel. Në një kohë që është e rëndësishme të "njohim të shkuarën tonë në të gjitha dritëhijet e saj për të kuptuar veten", thotë kryetari i bordit të Fondacionit Federal për Përballjen me Diktaturën. Në vështrimin pas bëhet fjalë edhe për të "kuptuar çështjet aktuale dhe për të tejkaluar sfidat".

Se sa të brishta janë shoqëritë demokratike edhe gati 30 vjet pas fundit të konfliktit Lindje-Perëndim e tregon forcimi i tendencave populiste si të majta ashtu edhe të djathta në të gjithë Europën. Prandaj Meckel e sheh detyrën e fondacionit si një sfidë që rishtrohet gjithnjë nga e para.

Fokusi i punës së fondacionit këtë vit është 50-vjetori i shtypjes së Pranverës së Pragës. Po ashtu unik është edhe publikimi i një albumi " Muzetë dhe vendet përkujtimore në kujtim të viktimave të diktaturës komunistë", ku dokumentohen 119 vende përkujtimore nga 35 shtete. Në 20-vjetorin e themelimit zhvillohet edhe një ceremoni festive më 17 Tetor, ku merrë pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Modifikuar më E mërkurë, 17 October 2018 09:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...