×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shpërthimi në Krime, shkon në 18 numri i viktimave. Autori dyshohet të jetë...

E mërkurë, 17 October 2018 15:11

Është thelluar bilanci i viktimave pas shpërthimit në Krime ditën e sotme në një kolegj. Në fillim u raportua për 10 viktima dhe 50 të plagosur por tani sipas mediave të huaja, që I referohen deklaratës së Sergei Aksyonov, zyrtar i lartë i Moskës në Krime, numri i viktimave ka shkuar në 18 persona.

Shumica prej tyre studentë si dhe nga stafi i kolegjit. Ai i tha televizionit shtetëror rus se për ngjarjen kishte një të dyshuar të vetëm  dhe bëhej fjalë për një student mashkull 22-vjeçar i kolegjit, i cili vrau veten pas sulmit.

“Ai qëlloi veten, ishte një student i vitit të katërt në kolegj,” tha Aksyonov, sipas BBC. “Trupi i vrasësit u gjet në bibliotekë në katin e dytë … Është një tragjedi e tmerrshme, nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar”, tha ai.

Komiteti Kombëtar Anti-Terrorizëm tha në një deklaratë se shpërthimi në kolegj, në qytetin Kerç në Krime lindore, u shkaktua nga një pajisje eksplozive e paidentifikuar.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, u tha gazetarëve se zyrtarët po hetojnë për një sulm të mundshëm terrorist.

Peskov tha se Putin ka udhëzuar hetuesit dhe agjensitë e inteligjencës që të kryejnë një hetim të plotë dhe të ngushëllonin familjet e viktimave.

Rusia anoi në mënyrë të njëanshme Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që shkaktoi sanksione perëndimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...