“Sfidohet” kryeministri italian për buxhetin, mohon përçarje të koalicionit

Premte, 19 October 2018 09:32

Kryeministri i Italisë mohoi çdo përçarje midis dy palëve në koalicionin e tij qeverisës, pas raporteve mbi të ardhurat tatimore dhe këmbënguli se Roma do të ecë përpara me masat buxhetore ekspansioniste të planifikuara. Vërejtjet e tij erdhën pasi drejtuesit e Bashkimit Europian ngritën shqetësime rreth planeve buxhetore ekstravagante të Romës që mund të shtonin më tej borxhin publik të Italisë, i cili, në nivelin 133 për qind të prodhimit bruto vendas, është më i madhi në BE pas Greqisë.

Kryeministri Giuseppe Conte ( i cili nuk është nga asnjë parti politike), u pyet nga gazetarët për një përplasje të mundshme të koalicionit dhe u përgjigj: “Nuk ka përçarje”. Kur arriti në samitin e BE në Bruksel, Conte pranoi se planet e buxhetit për të rritur shpenzimet e mirëqenies, për të ulur moshën e daljes në pension dhe për të rritur deficitin, nuk kanë gjasa të kënaqin Komisionin Europian. Komisioni thotë se buxheti ka të ngjarë të shkelë rregullat fiskale të BE dhe të rrisë borxhin.

“Unë jam i vetëdijshëm se ky nuk është buxheti që Komisioni pret, megjithatë jam në pritje të observimeve kritike, do të diskutojmë dhe do t’i përgjigjemi atyre”- u tha gazetarëve Conte. Në samit, kancelari austriak Sebastian Kurz tha se rregullat fiskale duhet të respektohen nga të gjithë, duke shtuar: “Një borxh i madh është i rrezikshëm”.

Kancelaria gjermane Angela Merkel, në një takim me Conte, bëri thirrje për “dialog pozitiv” midis Italisë dhe BE-së mbi buxhetin. Udhëheqësit e BE mund të pyesin Conte për buxhetin në samit, edhe pse nuk është në agjendë. Në rishikimin e planeve buxhetore të Romës, Komisioni i BE mund të ngrejë shqetësime. Më pas, mund të vendosë ta kthejë buxhetin për ndryshime deri më 29 tetor, në atë që do të ishte një masë e paprecedent dhe që ka gjasa të shkaktojë trazira të mëtejshme në treg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...