×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Këshilltari amerikan i Sigurisë vizitoi Moskën

Diel, 21 October 2018 09:24

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, vizitoi Rusinë më 20 tetor, pas raportimeve se Uashingtoni po vazhdon drejt tërheqjes së traktatit të kontrollit të armëve bërthamore që nga periudha e Luftës së Ftohtë dhe se ka akuzuar Rusinë për shkelje.

Gazeta New York Times ka raportuar se Bolton planifikon të paralajmërojë presidentin rus Vladimir Putin se administrata e Trumpit po përgatitet të largohet nga Traktati i vitit 1987 që ishte negociuar nga ish presidenti Ronald Regan gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.
Në anën tjetër, gazeta The Guardian ka raportuar se Bolton ka rekomanduar tërheqjen e Trumpit nga traktati.

Më 2014, Uashingtoni kishte akuzuar publikisht Moskën për ndërtimin e një raketahedhësi, për të cilën SHBA ka akuzuar së është në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së vitit 1987, sepse i mundëson Moskës të bëjë sulm ajror ndaj Evropës.

Rusia kishte refuzuar akuzat e SHBA-së dhe kishte shtuar se disa elemente të sistemit mbrojtës raketor të SHHA-së janë në kundërshtim me marrëveshjen.

Gjatë vizitës, Bolton diskutoi edhe për Korenë Veriore, Ukrainën dhe Sirinë./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...