Koment: Italia po kthehet në rrezik

Hënë, 22 October 2018 09:06

Nga Bernd Riegert


Projektbuxheti i papërballueshëm i qeverisë italiane të përbërë nga populistët dhe radikalët e djathtë e detyron BE të ecë drejt vendimeve delikate. Fjala është për besueshmërinë e BE dhe për tepër shumë para.Nga  Bernd Riegert

Koalicioni i përbërë nga populistët dhe radikalët e djathtë në Romë po bën gjithçka për ta çuar Italinë më shpejt se mendohej buzë greminës. Që t'i paraqesësh BE një buxhet borxhesh që shkel rregullat është një provokim i ndërgjegjshëm. Lëvizja "5 yjet" dhe Lega duan të tregojnë se janë burokratët e këqinj të Brukselit ata që duan t'i vënë vargonj "qeverisë së kthesës".

Por hipoteza se Italia mund të përballojë vitin e ardhshëm shpenzime që kalojnë kufijtë dhe të ulë njëkohësisht me rritje më të lartë ekonomike kuotën e borxhit shtetëror është krejt aventureske.

Populistët duan ta bëjnë Italinë të pavarur nga tregjet financiare. Për këtë italianët duhet të blejnë edhe më tepër hua të shtetit të tyre. Shteti do ta shpërblejë këtë me ulje taksash. Kjo do të sillte më pak të ardhura në taksa dhe do ta rriste edhe më shumë hendekun midis të ardhurave dhe shpenzimeve.

Por plani i mirëfilltë, i përcaktuar edhe në marrëveshjen e kaolicionit midis populistëve dhe radikalëve të djathtë është: të futet në përdorim një monedhë paralele.
Të mos denigrohet Italia

Me to shteti do të paguante borxhet e tij ndaj firmave italiane. Firmat mund të paguanin me to borxhet në tatime përballë shtetit. Shumica e ekonomistëve paralajmërojnë me forcë që të mos bëhen eksperimente të tilla. Në hapësirën e Euros një monedhë e tillë do të ishte gjithsesi ilegale, por kjo nuk i intereson Salvinit dhe Di Maios.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë me vendosmëri ndaj provokimit dhe ndaj lojës tepër të rrezikshme të populistëve, por edhe me takt. Vetëm në dialog mund të eleminohen mëkatet më të këqia nga projektbuxheti italian. Fjalët e ashpra nga ana e BE dhe refuzimi padyshim i justifikuar i projektbuxhetit vetëm do t'u ofronin populistëve një pretekst të mirëpritur për t'i damkosur evropianë për të gjitha ato që do të ecin ters në Itali muajt e ardhshëm.

Po të mos heqin dorë populistët nga projektligji i tyre i rrezikshëm, BE duhet të reagojë në mënyrë konsekuente dhe të synojë çeljen e ndjekjes penale. Çështja është nëse do t'i përulej asaj Italia. Nëse mosmarrëveshja për buxhetin nuk do të zgjidhet shpejt, BE ecën drejt një krize, përballë së cilës Brexiti mund të dukej si vogëlsi.

Modifikuar më Hënë, 22 October 2018 09:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...