×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Brexit pa marrëveshje? – BE do të vendosë nëse britanikët do të kenë nevojë për viza, më 13 Nëntor

Tuesday, 23 October 2018 15:34

Komisioni Evropian do të vendosë muajin e ardhshëm nëse shtetasit britanikë do të kenë nevojë për vizë për të vizituar BE në rast të daljes së Britanisë pa një marrëveshje nga unioni.

Një projekt-draft për kolegjin e komisionerëve, pjesë e kabinetit të BE-së, tregon se trupi do të shqyrtojë nëse do ta vendosë Britaninë në listën “vizave të kërkuara” të vendeve të treta apo në listën “pa viza”.

Takimi është planifikuar për në 13 nëntor ku komisionerët do të takohen për të vendosur çështjen e diskutueshme.

Vendimi do të aplikohet për të udhëtuar në të gjitha vendet e BE në zonën e vizave Shengen, për shkak të politikës së bashkërenduar të vizave dhe kufijve.

Nëse BE e vendos Britaninë në listën e “vizave të kërkuara”, të gjithë udhëtarët britanikë që duan të vizitojnë kontinentin duhet të aplikojnë për viza – me çmimin prej 60 euro për të rriturit dhe 35 euro për fëmijë.

BE-ja rekomandon që udhëtarët të bëjnë aplikimin e tyre për viza gjashtë javë para se ata kanë planifikuar udhëtimin, në mënyrë për ti dhënë kohë autoriteteve për të përpunuar kërkesën. Procesi i aplikimit është një formë tre faqesh.

Javën e kaluar një ligj i vënë përpara senatit francez paralajmëroi se pa veprime “shtetasit britanikë që gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe krijimit të lirë në të gjithë Bashkimin Evropian” do të përballen me një “kërkesë për të paraqitur një vizë për të hyrë në territorin francez dhe për të justifikuar vendqëndrimin”.

Nëse nënshkruhet një marrëveshje me Brexit, Britania e Madhe do të hyjë në një periudhë tranzicioni 21-mujore, gjatë së cilës lëvizja e lirë do të vazhdojë deri në vitin 2021. Pas kësaj pike qytetarët britanikë do të trajtohen në varësi se çfarë është nënshkruar në marrëveshje.

Edhe nëse Britania e Madhe do të marrë një përjashtim për viza, udhëtarët britanikë në fund do të përballen me më shumë burokraci.

Kroacia, Bullgaria, Rumania, Qiproja dhe Irlanda janë të vetmet vende të tjera të BE-së, jo në zonën e vizave Shengen, dhe vendosin vet politikat e tyre të vizave.

Bisedimet e Brexit kanë “ngecur” pasi Theresa May u bëri të qartë udhëheqësve të BE në një takim në Bruksel javën e kaluar se ajo nuk mund të pranonte zgjidhjen e tyre në kufirin irlandez.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...