Këshilltari i Erdogan: Greqinë e shkatërrojmë brenda 3-4 orësh

Saturday, 27 October 2018 20:44

Yigit Bulut, një prej këshilltarëve kryesorë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se një luftë greko-turke do të përfundonte brenda 3-4 orësh në katastrofë për Athinën.

Gazeta greke “Protothema” ka publikuar ato që i quan kërcënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror, TRT.

Gjatë programit “Analiza e Thellë”, Bulut i kujtoi Athinës se “prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3-fishi i Greqisë. Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë”.

Duke iu referuar një incidenti të javës së kaluar mes fregatës greke e cila interceptoi një anije kërkim-zbulimi turke në Egje, Bulut tha se Athina po nxitej nga fuqitë e mëdha për të sulmuar Turqinë. Madje për këtë Bulut dha edhe emra shtetesh. Sipas tij ishte Izraeli që i siguronte Greqisë informacione të siguruara nga avionët UAV në mënyrë që t’i përdornin kundër anijes turke “Barbaros”.

Media greke kujton se Bulut ka përdorur retorikë provokuese ndaj Greqisë edhe në të shkuarën. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...