Italia nën kthetrat e motit të keq, 6 të vdekur

Hënë, 29 October 2018 21:26

Situatë e rënduar nga moti i keq në vendin fqinj. Italia është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, ciklonet dhe erërat e forta, deri në 100 km/ h, nga Liguria në Emilia Romagna, nga Trentino-Alto Adige deri në Campania.

Frikë në Venecia, ku batica ka arritur në 149 cm mbi nivelin e detit të mesëm, duke përmbytur qendrën historike në 70%. Deri tani flitet për 6 viktima nga ciklonet, rënia e pemëve dhe rrëshqitjet e dheut.
Në Romë një pemë gjigande ka rënë mbi një pallat në rrugën “Edgardo Ferrati”. Gjashtë familjet që jetonin aty janë evakuuar nga zjarrfikësit.

Po në Romë tre zjarrfikës mbetën të plagosur gjatë ndërhyrjeve. Në Genova stuhia e fortë detare ka sjellë probleme në qarkullim. Janë bllokuar trenat metropolitanë dhe pasojat janë ndjerë edhe në trenat rajonalë dhe ndërqytetorë në vijën hekurudhore ndërmjet Genovës dhe Levantes për shkak të stuhisë. Trenat e distancave të gjata janë prekur nga vonesat për më shumë se një orë.

Qytetarët kanë publikuar pamje të ndryshme nga fenomenet që po ndodhin për shkak të motit të keq në Itali. Në këtë video shihet se era e tund aq fortë pemën sa i lëvizin rrënjët dhe më pas dhe trotuari që ndodhet sipër tyre lëviz lartë e poshtë.

Në Romë dhe Napoli janë mbyllur shkollat dhe do të qëndrojnë edhe të martën të mbyllura deri në një njoftim të dytë.
Nga ana e Ministrisë së Brendshme të Italisë kanë dalë direktiva ku thuhet se duhet të mbyllen shkollat dhe zyrat publike për të shmangur sa më shumë lëvizjet. Institucionet janë shtyrë të bashkëpunojnë duke marrë në konsideratë edhe përkeqësimin e mundshëm të motit. Në Milano tavani i një salle të politeknikut është shembur në mes të orës së mësimit, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...