Vrasja e Kashoggit, prokurori saudit vijon takimet me homologun turk

Tuesday, 30 October 2018 13:28

Prokurori publik i Arabisë Saudite zhvilloi të martën një raund të dytë bisedimesh me zyrtarët turq dhe vizitoi konsullatën saudite në Stamboll, ku gazetari Jamal Khashoggi u vra katër javë më parë.

Disa ditë pas deklaratës se vrasja e gazetarit ishte e paramenduar, prokurori Saud Al Mojeb mbërriti në Stamboll të dielën mbrëma dhe ditën e hënë ai u takua me kryeprokurorin e Stambollit.

Sipas mediave turke, ditën e sotme, prokurori saudit zhvilloi një takim të dytë me prokurorin turk përpara se të shkonte në konsullatën saudite.

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan i tha gazetarëve ditën e sotme se prokurori turk i ka kërkuar homologut të tij saudit të tregojë se kush e dërgoi grupin prej 15 vetash në Turqi, persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e gazetarit.

Erdogan gjithashtu shtoi se prokurori turk ka kërkuar gjykimin e 18 të dyshuarve në Turqi.

Jamal Khashoggi, një gazetar i Washington Post dhe kritik i sunduesit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman, u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...