Të hënën nis gjyqi ndaj El Chapo-s

Saturday, 03 November 2018 11:18

Të hënën do të nisë gjyqi ndaj El Chapo-s, bosit të drogës meksikan që njihet si kreu i kartelit Sinaloa, por që pretendon se është një fermer i thjeshtë dhe një ushtar i këtij karteli.

17 akuza janë ngritur kundër tij, ku përfshihen “komploti për vrasje”, “trafik lëndësh narkotike” dhe “pastrim parash”. Bota do të jetë sy e veshë nga Nju Jorku, por procedurat do të zhvillohen në mënyrën më sekrete të mundshme për autoritetet.

El Chapo, emri i vërtetë i të cilit është Joaquin Guzman, u dërgua në Nju Jork në fillim të vitit 2017. Ai ia kishte dalë mbanë dy herë të arratisej nga burgjet në të kaluarën: një herë duke u fshehur në një karrocë rrobash të palara (ose të paktën kështu thuhet) dhe një tjetër herë duke shfrytëzuar një tunel për të dalë nga qelia, dhe që të dyja herët ka pasur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe çuditërisht edhe simpatinë e rojeve të burgjeve.

Nuk dihen emrat e gjykatësve të El Chapo-s, ndërsa disa dëshmitarë do të japin dëshmitë e tyre me pseudonime. Ky, me shumë gjasë do të jetë gjyqi më i komplikuar që qyteti i Brooklynit ka parë ndër vite. Prokurorët thuhet të kenë ndarë më shumë se 300 mijë faqe hetimi me palën mbrojtëse, përfshi edhe rreth 14 mijë faqe me deklarata dëshmitarës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...