Belgjikё: Trashёgimi e rrezikshme nga lufta

Tuesday, 06 November 2018 09:51

Forcat speciale të ushtrisë belge asgjësojnë çdo vit shumë ton municion nga Lufta e Parë Botërore. Kryesisht terreni në veri-perëndim të Belgjikës ende bart dëshmi nga betejat e mëdha.

Nga hasja nё municion tё pashpërthyer si dhe mbetje predhash e granatash nё Belgjikё janё veçanërisht të prekur fermerët. Shpesh ata detyrohen pa asnjë masë sigurie që t'i grumbullojnë gjetjet delikate në ndonjë cep rruge derisa të vijnë forcat speciale. Por pjesërisht këto gjetje janë lëndë me përqendrim të lartë toksik si p.sh. gazi sulfid.
Rajoni mё i prekur ёshtё pjesa perëndimore e Belgjikёs, provinca e Flandrёs perëndimore.
E veçanta e këtij rajoni është, se fermerët këtu nuk vjelin vetëm perime, por zbulojnë edhe armë të rrezikshme të kalibrit të lartë. Fermeri Geert Deneire na tregon gjetjen e tij më të fundit në mes të një fushe të mbjellë me qepë: një granatë nga Lufta e Parë Botërore. Ai thotё, se qё kur ka qenё i vogёl, "babai im madje e dinte, që kёtu mund tё ndodhej një e tillë. Ndonëse granata qё sapo ka gjetur, nuk duket tё jetё e rrezikshme, sepse i mungon koka shpërthyese, Geert Deneire e di, që garanci nuk ka asnjëherë. Të tilla gjetje mund të shpërthejnë në çdo kohë. Vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja vdekjeprurëse.
Rajoni nё vijёn e frontit
Në asnjë rajon tjetër Lufta e Parë Botërore nuk është kaq e pranishme sot sa në provincën përreth Ypernit. Pejzazhi rrëfen historinë e tij të vet: Varreza ushtarësh mbushin rrugët. Përgjatë këtij rajoni kalonte vija e frontit. Fushat e sotme asokohe ishin sheshet e betejave të ashpra.
Nё bazёn ushtarake Poelkappelle sergjent majori Gino Lambrecht planifikon punën: Njësia e tij speciale del çdo ditë për të zbuluar municione lufte. Ai thotё se nё ditё tё caktuara, "kemi aq shumë punë, sa që nisen dy ekipe nё drejtime tё ndryshme. Njёsinё e tij e ka angazhuar nё njё kantier ndërtimi, pasi erdhi njoftimi nga punёtorёt e ndërtimit, qё kishin hasur nё njё relikё lufte. Gino e merr përsipër zonën me bashkëpunëtorët e tij. Fillimisht njësia speciale belge verifikon terrenin, e tё gjithë duhet tё qëndrojnë nё distancё pё rtё shmangur rreziqet. Gjetja janë 12 granata gjermane dhe një britanike. Të gjitha nga Lufta e Parë Botërore. Sergjent Major Gino Lambrecht: "Paraprakisht nuk e di asnjëherë, se çfarë gjen. Ndaj gjithmonë fillimisht gjetja duhet verifikuar e për këtë ne jemi të përgatitur që të dimë të vlerësojmë, në rast të kundërt rreziku është i madh".
Asgjësim i kontrolluar
Municionet e gjetura depozitohen në depon qendrore, ku çdo vit grumbullohen 200 ton municion lufte. Në një terren të përgatitur enkas ushtria gropos lëndët shpërthyese. pastaj forcat e specializuara i shpërthejnë ato në mënyrë të kontrolluar. Poelkapelle në këtë kompleks mund të asgjësojë të gjitha tipet e municioneve të luftës, edhe ato toksike. Në një proces të sofistikuar ekspertët përcaktojnë llojin e gazit të rrezikshëm për ta neutralizuar atë konform.
Llogaritet që gjatë Luftës së Parë Botërore janë hedhur 1,5 miliardë predha. Shumica e tyre ndodhen përreth Ypernit të groposura thellë në tokë. Ekspertët mendojnë, që 30 përqind e tyre ndodhen këtu si municion aktiv që mund të shpërthejnë nga prekja rastësisht. Gazrat që çlirohen kontaminojnë tokën. Vazhdimisht ka të plagosur.
Njëqind vjet pas Luftës së Parë Botërore trashëgimia vdekjeprurëse e së kaluarës është edhe sot për njerëzit realitet. Të gjithë në Belgjikë jetojnë çdo ditë me një copëz të hidhur të historisë botërore. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...