×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Racizmi në Britani: Asnjë person me ngjyrë në bordin 240 anëtarësh në sistemin e drejtësisë

Premte, 09 November 2018 19:21

Është zbuluar se asnjë anëtar i komunitetit me ngjyrë nuk është pranuar si anëtar i bordit që është përgjegjës për lirimin e kushtëzuar të personave të caktuar nga burgu. Sidoqoftë, shefja e këtij bordi, Caroline Corby, tha se prapa këtij lëshimi mund të qëndrojë një vlerësim i pavetëdijshëm dhe i paqëllimshëm, ndonëse bie në sy edhe prania e vogël e komuniteteve tjera pakicë, përpos zezakëve.

Ajo deklaroi se ndihet e shqetësuar për mungesën e diversitetit në bord, i cili përbëhet nga 240 anëtarë, 13 prej të cilëve i takojnë komunitetit aziatik ose grupeve tjera të pakicave. “Për momentin nuk kemi zezakë në bord dhe kjo paraqet një shqetësim jo të vogël për mua”, tha ajo për “BBC”-në. “Sidoqoftë, ne jemi shumë të interesuar që të kemi sa më shumë aplikues nga ky komunitet”, shtoi ajo.

Zonja Corbi u arsyetua edhe me numrin e vogël të aplikuesve. Eliminimi i tyre nga gara, sipas saj, ndodhi për shkak të rezultateve të dobëta gjatë dy fazave të para të një procesi vlerësuar që përbëhet nga pesë të tilla, ndonëse nuk dihen arsyet e këtyre rezultateve. “Ne kemi marrë mësim nga rundi i kaluar i rekrutimit sepse vërtet kemi pasur për objektiv që ta ndryshojmë këtë gjendje, por dështuam për ta arritur atë, prandaj jam e vendosur që e njëjta të mos na përsëritet më”, tha ajo.

Çështja e racizmit në Britani të Madhe është një çështje mjaft e ndërlikuar për shkak të rasteve ku njerëzit me ngjyrë nuk përfaqësohen në mënyrë të barabartë në institucione. Ata shpesh janë edhe objekt i paragjykimeve të ndryshme shoqërore, ndonëse legjislacioni i vendit garanton të drejta të barabarta pavarësisht përkatësisë racore, shkruan “The Guardian”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...